Miqësorja e fundit në tokën sllovene, Egnatia mposhtet para aventurës europiane

Miqësorja e fundit në tokën sllovene, Egnatia mposhtet para aventurës europiane

Egnatia i ka dhënë fund sot ndeshjeve miqësore në Slloveni, me një sfidë përgatitore kundër ekipit malazez të Buduçnost. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kishte barazuar me shifrat 2-2 ndaj Ruzhomberok dhe Mariborit në dy ndeshjet e mëparshme, por sot ka pësuar humbjen e  parë të fazës përgatitore.
Përballë skuadrës malazeze, ka qenë i rikthyeri Redi Kasa ai që është bërë protagonist në fundin e pjesës së parë, duke gjetur golin e avantazhit për ekipin rrogozhinas. Por malazezët kanë barazuar rezultatin para fundit të pjesës së parë dhe më pas në fund të ndeshjes, kanë gjetur edhe golin e fitores 2-1.
Tashmë Egnatia do të kthehet në Shqipëri për t’u përgatitur këtu për ndeshjet e Ligës së Kampioneve ndaj Borac të Bosnjë Hercegovinës.
Në raundin e parë të Champions League, Egnatia do të luajë kundër Borac Banja Luka në transfertë, sfidë e cila luhet më 10 korrik në orën 21:00, ndërsa sfida e dytë do të luhet një javë më pas në Rrogozhinë.egnatia buduçnost ndeshja miqësore
Burimi