Milani dhe Roma ndajnë pikët dhe mbeten jashtë Kupave të Europës, Fonseka del me të kuq pasi arbitri nuk akordoi penallti
Ka përfunduar ndeshja mes Milanit dhe Romës e vlefshme për javën e 18 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në “San Siro” përfundoi në barazim 1-1.
Kuqezinjtë shpërthyen në festë pasi i përhershmi Tixhani Reijnders arriti të realizonte ndaj Romës një gol mjaft të bukur nga kundërsulmi. Megjithatë, festa e Milanit nuk zgjati më shumë se 10 minuta.
Një shërbim i bukur me finte nga ana e Dovbik, bëri që Paulo Dibala të realizonte një perlë që shkundi portën e Menjo.
Trajneri Fonseka doli me te kuq duke protestuar ndaj arbitrit Fabri për një episod brenda zonës, ku Reijnders u pengua nga Pisilli, pasi holandezi e nxori blof me një finte trupi. Aksioni vazhdoi dhe më pas u vërshëllye një faull i Teo Hernandez, duke u ndeshkuar francezi me të verdhë dhe pas tij Morata për protesta.
Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 27 pikëve, duke mbajtur vendin e 8 në tabelë. Në krahun tjetër, me 20 pikë, Roma parakalon Torinon dhe merr vendin e 10.milan roma seria a
Burimi