“Më spiunuan shoqet”, këngëtarja Alida Hisku: Burri më la se isha në arrest shtëpie, mora dy djemtë dhe ika në mërgim
Këngëtarja e mirënjohur, Alida Hisku, ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”. Hisku është një divë e muzikës shqiptare që prej viteve ’70, ndërsa ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së.
Ajo rrëfeu për herë të parë ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la në “arrest shtëpie”.
Gjatë intervistës, Hisku rrëfeu përjetimet gjatë kohës së komunizmit, ku përfundoi në “arrest shtëpiak” pasi tre shoqe të stazhit i gjetën ditarin dhe e spiunuan.
“E dinim që në festival s’duhet të vishnim pantallona, se ishte modern, nuk duhet të mbanim flokë më të gjata se të supeve, do të na i prisnin. Pas festivalit shih si m’i kanë prerë mua aty. Unë njëherë kam marrë këpucët e Emës, më ngeci këpuca në një dërrasë, e lashë këpucën dhe dola zbathur. U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, brenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitroloz nuk kisha, kisha shkruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia, sepse propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi. Më hante një padrejtësi në vetvete, shpresa, mendoja se në mos sot, nesër do dalësh prapë”, tha këngëtarja e mirënjohur.
Ishte dënimi që u bë shkak për ndarjen nga bashkëshorti?
Hisku: Pak a shumë.
Nuk e pranoi dot, e vuajti si dënim, apo ishte kjo çështja armiku i partisë, i popullit?
Hisku: Këtë temë nuk e kam analizuar fare, kisha dy fëmijë u mora me ta, sepse duhet t’i vësh pllakën një diçkaje që të veprosh në një shkallë më të lartë të jetës. Po të rrija të analizoja, do arrija të harroja fëmijët, nisa punë në shtypshkronjë.
Ai vendosi të ndahej për shkak të këtij dënimi, ju mbetët me dy djemtë dhe në fillim të ’90 ju merrni malet dhe ikni.
Hisku: (Pohon me kokë). Po, ika me dy djemtë. Na eci shyqyr Zotit mbarë. Djali i vogël qante se ishte dimër, por e kaluam. Na morën ato dy durrsakët na çuan deri në Hungari, treni natën deri në Gjermani. Të gjithë refugjatët do të vuajnë vitet e para.
alida hisku mergim arrest shtepie
Burimi