“Me Italinë ramë në presion nga goli dhe mbështetja e madhe e publikut”, Duka tregon çfarë e pengoi Kombëtaren të kalonte grupin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mendon se përgatitja psikologjie e skuadrës në ndeshjen me Italinë, ishte ajo që bëri diferencën në sfidën që kuqezinjtë interpretuan më dobët në pëjesëmarrjen në Europian dhe ndikoi në eliminimin.
Ai theksoi se ekipi mund të kishte kaluar grupin po të ishte treguar më inteligjent në interpretimin e situatave.
“Po të ishim pak më inteligjentë do ta kishim kaluar grupin, po të ishim pak më të përgatitur psikologjikisht. Ndeshjen e parë me Italinë pasi shënuam vetëramë nën presion. Mbështetja e madhe e publikut, më shumë e ngarkoi emocionalisht mbase ekipin sesa e ndihmoi.
Goli që normalisht në futboll duhet të të lirojë dhe të shkosh përpara për të shënuar apo për të mbajtur atë rezultat, na futi nën presion. Në atë ndeshje mbase duhet të ishim më të përgatitur psikologjikisht. Por në total jam i kënaqur pasi nuk është se ne jemi rëndom në kështu kompeticionesh të tilla”, tha në “TV KLAN” presidenti i FSHF, Armand Duka.
Burimi