“Më bënte me nerva, por më dha debutimin në kombëtare”, Armando Broja për Edi Rejën: Në ndeshjen ndaj Anglisë më la në tribunë
Armando Broja ka folur pa doreza në emisionin ‘Kampionët’ në TV Klan. Sulmuesi i Kombëtares ndër pyetjet e shumta foli edhe për marrëdhënien e tij me ish-trajnerin Edi Reja, historitë me lënien në tribuna e refuzimin nga stoli.
Edy Reja? Unë si lojtar kam patur disa trajnerë dhe ndonjëherë të pëlqen dikush më shumë se një tjetër. Reja më ka dhënë debutimin, nuk mund të flas keq. Edhe ai më ka bërë diçka të mirë. Kur nuk më fuste në lojë më bënte me nerva, por kjo është për mirë, pasi më bënte që unë të bëja më shumë për të luajtur.
Historitë që keni refuzuar futjen nga stoli? Tribuna ndaj Anglisë? Të vërteta? Pak a shumë aty afër, nuk ka patur konflikt, por kishte një reagim nga unë. Ndaj Anglisë vendosi trajneri të isha në tribunë, nuk ika vetë. Kam patur një problem me këmbën dhe më kaloi pas 3-4 ditësh.armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare edi reja
Burimi