‘Me atë Sajmirin e Stopit ke mohabet… i bie nqafë një shoqes time”, si Suel Çela tentoi të fuste “mik” Artan Hoxhën te Saimir Kodra

‘Me atë Sajmirin e Stopit ke mohabet… i bie nqafë një shoqes time”, si Suel Çela tentoi të fuste “mik” Artan Hoxhën te Saimir Kodra

Dalin në dritë të tjera detaje nga dosja e SPAK për grupin e Suel Çelës. Më herët kemi treguar se si gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi hakmarrje ndaj gazetarit Saimir Kodra.
Ky i fundit e denoncoi te emisioni “Stop” dhe ajo kërkoi nga Suel Çela që “t’ia tregonin qefin”. Mes shumë bisedave ku ata e shajnë dhe e kërcënojnë, del një bisedë ku kanë tentuar të fusin mik gazetarin Artan Hoxha.
“Më datë 03.03.2020 Marjus Lulaj komunikon me Artan Hoxha të cilit i shkruan “…desha te pys…me ate sajmirin e stopit ke mohabet…ke shum…apo thjesht?…me ka kerku nje mikesha ime ndim…esht gjygjtare elbasan…i bie ne qaf ai…pantime fetahu…pajtime…i ka kap ana keqe…e sulmoi ai…ajo e denoncoi…e kshu me rradh…ai denonco ajo kallzim gjykqt…e ka kap personale pak… vetem mos meret me me ate…”, thuhet në dosje.

 
Burimi