“Me 2 ose 3 skuadra të tjera Europiani do të ishte më i fortë se Botërori”, Ceferin i bindur: Ky është formati i duhur, çdo ekip mund të fitojë
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin analizoi faktin se për të tretën herë radhazi, në Europian morën pjesë 24 skuadra dhe jo 16 siç ishte deri në “EURO 2016”.
“Është më interesante. Ju mund të shihni Gjeorgjinë dhe Slloveninë, vende që ndoshta nuk do të ishin kualifikuar nëse Europiani do të kishte qenë me 16 skuadra dhe që meritojnë të jenë këtu. Mund të shihni se çdokush mund të mundë këdo. Kemi 24 skuadra fantastike dhe nëse do të shtonim dy-tre skuadra, Evropiani do të ishte padyshim më i fortë se Botërori”.
Për lojtarët që i kanë lënë përshtypje në këtë turne që po përfundon, Ceferin u shpreh:
“Shumë prej tyre. Duke filluar nga finalistët. Unë jam gjithmonë i befasuar nga cilësia e Belinghamit. Dhe sigurisht Kejn. Unë mendoj se jam më shumë i impresionuar nga Rodri, truri i Spanjës, nuk e humb kurrë topin, nuk e di sesi, dhe një nga lojtarët sllovenë, Karniçnik, jam i sigurt se nuk keni dëgjuar kurrë për të, luan në ligën sllovene dhe ka pasur një turne të mrekullueshëm me shumë lojtarë.
Rregulli që vetëm kapiteni i drejtohet arbitrit- Mendoj se është e shkëlqyer dhe skuadrat janë të kënaqura me të. Pothuajse të gjitha ligat dhe federatat kanë thënë se do ta zbatojnë atë në kampionatet e tyre” – tha ai.
Së fundmi, një koment për rregullin sipas të cilit vetëm kapiteni i drejtohet arbitrit, numri një i futbollit europian theksoi:
“Mendoj se është e shkëlqyer dhe skuadrat janë të kënaqura me të. Pothuajse të gjitha ligat dhe federatat kanë thënë se do ta zbatojnë atë në kampionatet e tyre” – tha ai.aleksandër ceferin presidenti i uefas
Burimi