Mbyllet turi i parë i Ligës së Konferencës, Egantia dhe Partizani nderojnë Shqipërinë, Tirana dhe Vllaznia i japin fund rrugëtimit në Europë

Mbyllet turi i parë i Ligës së Konferencës, Egantia dhe Partizani nderojnë Shqipërinë, Tirana dhe Vllaznia i japin fund rrugëtimit në Europë

Liga e Konferencës ka mbyllur raundin e parë kualifikues. Shqiprëia do të përfaqësohet në raundin e dytë të këtij kompeticioni me 2 skuadra, Egnatian dhe Partizanin, ndërsa Tirana dhe Vllaznia i kanë thënë lamtumirë këtij kompeticioni që në turin e parë.
“Demat“ mposhtën me rezulattin 1-2 maltezët e Marsashlok. Skuadra e Orges Shehit e pa veten në disavantazh në minutën e 46.
2 minuta më vonë, Partizani barazoi shifrat me Tedi Carën. Kur ndeshja mendohej se do të shkonte në shtesa, ku do të caktohej edhe ekipi që do të kualifikohej në raundin e dytë të LIgës së Konferencës, Partizani gjeti golin që i dha kualifikimin. Keko hyri nga stoli dhe shënoi një gol me shumë peshë në minutën e 90+3.
Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Partizani do të ndeshet me ekipin gjeorgjian Iberria 1999.
Egnatia nuk ia doli të bënte historinbë në Champions League dhe do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi me fitoren e Egnatias me rezultatin 2-1, por kjo nuk u mjaftoi vendasve, pasi ndeshja e parë mes rrogozhinasve dhe Borac Banja Luka kishte përfunduar me fitoren e boshnjakëve me rezulatin 0-1 dhe bëri që sfida të shkonte te penalltitë, duke bërë që ekipi boshnjak të vazhdonte aventurën në Ligën e Kampioneve.
Takimi u ndërpre në minutën e 12 për shkak të koreve raciste në tribuna, ndërsa 2 minuta më vonë gjyqtari Mareska rifllioi ndeshjen, teksa në altoporlant tifozët u paralajmëruan se në rast të thirrjeve me sfond nacionalist apo racist, ndeshja do të pezullohej.
Rrogozhinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 16, pas një aksioni në të djathtën me Ibrahimoglu, i cili dërgoi topin në rrjetë me gjuajtjen e tij.
Në minutën e 82, Egnatia gjeti edhe golin që i mbajti gjallë kualifikimin historik. Aleksi në krahun e djathtë bëri një aksion spektakolar dhe pasoi për Xhoel i cili shtyu topin në rrjetë.
Në turin e dytë të këtij kompeticioni, rrogozhinasit do të ndeshen me skuadrën islandeze të Vikingur Rejkjavik.
Tirana u mposht në “Elbasan Arena“ nga Torpedo Kutaisi me rezultatin minimal 0-1, duke i thënë lamtumirë Ligës së Konferencës, pasi ndeshja e parë mes këtyre 2 skuadrave e laujtur në Gjeorgji ishte mbyllur në barazim 1-1.
Gjeorgjianëve i mjaftoi një gol në minutën e 3 të takimit për t’u kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas një harkimi nga e djathta, Johnsen gjuajti menjëherë dhe mposhti portierin Selmani me goditjen e tij.
Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Torpedo Kutaisi do të ndeshet me qipriotët e Omonia Nikosia, ndërsa Tirana do të fokusohet te sezoni i ri futbollisti në Abissnet Superiore që nis më 18 gusht.
Pas Tiranës edhe Vllaznia i tha lamtumirë Ligës së Konferencës. Shkodranët janë mposhtur në “Loro Boriçi” nga Valuri me rezultatin 0-4.
Islnadezët kaluan në avantazh në minutën e 13. Sigurdson me një gjuajtje jashtë zonës zhbllokuan rezultatin.
3 minuta më vonë, miqtë dyfishuan shifrat me Trygvason, i cili përfitoi nga mefshtësia e mbrojtjes shkodrane.
Në minutën e 36, Valuri gjeti edhe golin e tretë. Gabim i pafalshëm i shkodranëve në mbrojtje. Stojanoviç dhe portieri Qarri nuk u koordinuan me njëri-tjetrin dhe aty përfitoi Patrik Pedersen që me majën e këmbës shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 68 erdhi edhe goli i katërt i islandezëve me një tjetër dhuratë. Topi në thellësi shkoi lehtësisht te Haraldson i sapofutur në fushën e lojës, me Stojanoviç që e harroi të lirë dhe sulmuesi e falënderoi duke mposhtur Qarrin.
Në turin e dytë kualifikues, Valuri do të ndeshet me skocezët e St. Mirren.partizani egnatia tirana vllaznia liga e konferencës
Burimi