Mbrëmje për t’u harruar nga Muçi e Bajrami, Megajër shpëton Ten Hag nga shkarkimi; Roma zhgënjen në Suedi

Mbrëmje për t’u harruar nga Muçi e Bajrami, Megajër shpëton Ten Hag nga shkarkimi; Roma zhgënjen në Suedi

Kanë përfunduar 9 sfidat e mbrëmjes së kësaj të enjteje dhe të fundit, të xhiros së dytë të Ligës së Europës, me 18 skudrat të cilat zbritën në fushën e blertë, që arritën të shënonin 19 gola.
Kështu, “Djajtë e Kuq” të Mançester Juanjtid kanë pësuar dështimin e radhës, teksa këtë herë barazuan në transfertën e “Do Dragao”, të Portos me rezultatin spektakolar  3-3,  me golat e Hojlund, Rashford, që u përmbysën mjaft shpejt nga Pepe dhe dopieta e spanjollit Samu Omorodion, mirëpo një goditje magjike e Herri Megajër në minutën e 91 shpëtoi Ten Hag nga një tjetër humbje.
Humbje shokuese pësuan edhe verdhekuqtë e Romës, me djemtë e teknikut Ivan Juriç që dështuan sërish të siguronin fitoren e parë në këtë sezon të Ligës së Europës, duke u mundur me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Baidunë minutën e 44.
Disfatës nuk i shpëtuan as Bajrami me shokë, me skocezët e Gllasgou Renxhërs, që u mundën me shifrat 4-1, në “shtëpi” nga francezët e Olimpikut të Lionit, ku për vendasit golin e vetëm e gjeti Laurens, ndërsa për “gjigantët” e Francës shkëlqyen Malik Fofana e Alkesandër Lakazet, me nga një dopietë secili.
Ndërkaq, në sfidat e tjera, Frankfurti triumfoi thellë 3-1 transfertën e vështirë të Beshiktashit të Ernest Muçit, Tuente barazoi 1-1 me Fenerbahçen, Steaua e Bukureshtit fitoi 1-0, me 10 lojtarë në transfertën e PAOK, ndërsa sfidat Rojal Union-Bodo/Glimt e Viktoria Plzen-Ludogorets u mbyllën me shifrat 1-1.roma gllasgou renxhëres liga eeuropës
Burimi