Mashtruan të moshuarën dhe i morën 500 mijë euro, dënohet me 12 vite burg çifti shqiptar në Greqi
Një çift shqiptarësh u dënuan me nga 6 vite burg pasi i morën një të moshuare në Greqi 500 mijë euro.
Shqiptarja kujdesej për 82-vjeçaren, ku së bashku me bashkëshortin përdorën e detyruan të firmoste testamentin.
Ata përdorën prokurë noteriale dhe vërtetimin e psikiatërve, të cilin e moshuara ishte në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse kishte “pamundësi për të firmosur”.
Gjykata e Apelit Penal të Selanikut, prej tre anëtarësh, i shpalli fajtorë për mashtrim, ndërsa psikiatri i të moshuarës u dënua me 4 vite burg për bashkëpunim në mashtrim, pasi vërtetoi se gruaja kishte zotësi juridike.
E gjithë skema u zbulua pas denoncimit të bërë nga të afërmit e të moshuarës pas vdekjes së saj në shtator të vitit 2017, kur u njoftua për prokurën për dhënien e pronave të luajtshme dhe të paluajtshme familjes, për ndihmësen dhe burri i saj.
Sipas aktakuzës, kishte pasur prokura të njëpasnjëshme që udhëzonin çiftin të menaxhonin llogaritë e saj bankare, të shisnin pronat e saj dhe t’i transferonin vetes shtëpinë ku jetonte 82-vjeçarja në qendër të Selanikut.
Ndërkohë, me vendime të gjykatave civile u anulua testamenti me prokurë dhe kalimet e pasurive të paluajtshme. Në deklaratat e tyre tre të pandehurit kanë mohuar akuzat.
Burimi