Masakër në liqenin e Komanit, perla e veriut mbulohet nga mbeturinat në mes të sezonit

Masakër në liqenin e Komanit, perla e veriut mbulohet nga mbeturinat në mes të sezonit

Teksa jemi në pikën e sezonit veror, ku shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të parë bukuritë e natyrës në Shqipëri, duket se këto bukuri nuk mund t’i shohin në Koman.
Liqeni i Komanit është mbuluar nga mbeturinat, aty mund të shohësh nga kanoçet, te pamperast e fëmijëve e deri te kafshët e ngordhura që qëndrojnë mbi ujë.

Turistët jo vetëm nuk shijojnë dot pamjen e mahnitshme të Liqenit  të rrethuar nga kodrat, e të mbuluar me gjelbërim, por përballen me pamjet tronditëse të papastërtisë.
Ndotja e liqenit te Komanit vit pas viti është kthyer në një fenomen shqetësues dhe duket se Bashkitë apo dhe ministritë përkatëse ende nuk e kanë gjetur një zgjidhje për të mbajtur të pastër Liqenin e Komanit. 

 masakër në liqenin e komanit
Burimi