Marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin, Spahiu: Kush e fut vendin në krizë, është i çmendur ose bën lojën e Putinit

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën e Kosovës, i cili tha se tashmë nuk mund të fshihet që ka një krizë të marrëdhënieve të saj me perëndimin.
Spahiu shprehet se Kosova nuk e ka këtë luks, ndërsa shton se ai që e bën këtë lojë ose është idiot ose bën lojën e Vladimir Putinit.
“Përplasja me ndërkombëtarët ka ndodhur, e ka thënë zëdhënësi i DASH, ambasadori amerikan në Prishtinë, ambasadori i SHBA në Serbi. E kanë thënë zëdhënësit e presidencës franceze, e kanë thënë zyrtarët britanikë. I gjithë perëndimi në bllok ka zyrtarizuar një krizë të marrëdhënieve me qeverinë e Kosovës. Ai i cili fut në krizë Kosovën me Perëndimin, ose është idiot ose bën lojën e Vladimir Putinit. I bie të lësh Kosovën zbuluar përballë armiqve të tjerë, si Serbia. Nuk kemi luks të prishemi me ta. Amerika ka të drejtë edhe kur e ka gabim me Kosovën. Nuk ka kapacitet njerëzor dhe ushtarak pa Amerikën të ruajë sigurinë e vet. Nuk po arrin të kuptojë që të shfrytëzoj projektet politike. Politikanë pro rus po forcohen në BE. Biden dhe demokratët mund të ikin nga pushteti”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Burimi