
Makina përplas për vdekje 63-vjeçarin në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja
👁1698
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 63-vjeçari ka ndodhur në mesnatë, në rrugën “Plepa – Kavajë”.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:50, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar 63-vjeçarin L. D., i cili ka humbur jetën.
“Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Burimi