Lista për Ligën e Kombeve, Sylvinho zbulon dy yjet e ardhshëm të kombëtares shqiptare

Lista për Ligën e Kombeve, Sylvinho zbulon dy yjet e ardhshëm të kombëtares shqiptare

Sylvinho

Sylvinho në konferencë për mediat këtë të premte, publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Trajneri zbuloi se kemi 3 lojtarë të dëmtuar, ku përmendi edhe emrin e Bares, për të cilin tha se është e pamundur ta grumbullonte për shkak të dëmtimi.
“Ne kemi 3 lojtarë që janë të dëmtuar. Manaj është një nga ata. Janë edhe dy të tjerë, Medon Berisha, për të cilin nuk donim të rrezikonim. Lojtari tjetër është Keidi Bare. Kemi folur me doktorin e Kombëtares, por edhe atë të Zaragoza-s, por nuk ia ka dalë”, tha Sylvinho.
Më tej, ai foli edhe për lojtarët e rinj, për Pajazitin, i cili ka marrë ftesë për herë të parë, por edhe për Feta Fetain, që është pjesë e Shpresave.
“Pajaziti po luan në Kroaci shumë mirë. Ai është një mesfushor që mund të luajë në të gjitha rolet. Abrashi mund të japë akoma për kombëtaren, vlen eksperienca që ka mbi supe. Është një lojtar që ka ardhur shumë i ri në Kombëtare, ashtu siç sot kemi Medon Berishën, Pajazitin apo edhe Feta Fetain, i cili është pjesë e Shpresave dhe mua më pëlqen shumë”, tha Sylvinho.
Sa i përket mungesës së një ftese për Tucin, Sylvinho u shpreh: “Tuci është një lojtar në listën tonë të gjatë si Çuni apo edhe Vrioni në SHBA. Ne si staf kemi bërë zgjedhje kur nuk kemi lojtarë si Manaj apo Daku, ndërsa tani kemi edhe futbollistë që mund të përshtaten në atë pozicion si Saferi apo Uuzuni”, tha Sylvinho. 
sylvinho
Burimi