“Lirimi i Berishës, gjest shtensionues”, Minxhozi: Rama dhe demokratët më të gëzuarit nga ky vendim!
Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak si një “gjest shtensionues” për situatën politike.
Në nj intervistë për “AbcNews”, Minxhozi shtoi se lirimi i Berishës do të fuqizojë iluzionin e krijuar te demokratët se lirimi i Berishës do të jetë më mirë për PD.
“Nuk mund të mbahej kryetari i opozitës në rreth një vit. Në një stad procedure ligjore që nuk e përligjte izolimin e tij në një kohë kaq të gjatë. E shoh daljen e Berishës si një gjest shtensionues që duhej të vinte për mirë, pavarësisht se për personazhin konkret si të jetë nën arrest dhe në zyrën e punës, ai e ka merak që vetë ta përçojë klimën e tensionit për të cilën është i specializuar shumë gjatë. Kështu që ky gjest shtensionues nuk pritet të sjellë diçka të mirë përtej faktit që të gjithë aktorët janë në fushën e institucioneve dhe të politikës. Lirimi pritet të sjellë një fuqizim të atij iluzioni optik sikur me daljen e tij dhe vënien në eficencë të kartës Berisha e PD. Do të fillojë të funksionojë si me magji më mirë se çdo parti tjetër, dhe më mirë se PS. Është një iluzion të cilin bashkëpunëtorët e Berishës janë kujdesur ta kultivojnë gjatë këtyre muajve”, u shpreh Minxhozi.
Më tej ai theksoi se për lirimin e kreut të PD-së janë gëzuar demokratët e thjeshtë, bashkëpunëtorët e tij, por edhe kryeministri Edi Rama, pasi do të ketë një kundërshtar për zgjedhje.
“Janë gëzuar ata demokratë të thjeshtë që në mënyrë të gabuar dhe naive vijojnë të besojnë se me Berishën mund të shkojnë diku. Janë gëzuar bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë sepse mes tyre ka edhe na ata që në emër të nostalgjisë dhe pamundësitë që kanë për të bërë përtej Berishës, e konsiderojnë prezencën e tij si një kusht të panegociueshëm që të ketë PD dhe opozitë. Absurd në vetvete por ekziston. Kanë bërë sikur janë gëzuar ata që deri dje thoshin se nëse ikën Basha dhe vjen Berisha ne lëmë politikën. Bardhi i pari. Dhe pastaj gëzohen ata që nesër pasnesër në këmbim të një besnikërie që e kanë treguar me bluzën ‘Lironi Berishën’, me fjalime duke shkuar në parlament me betejën e tij, shpresojnë që të gjejnë vendin kur të dërgohen listat në KQZ dhe të rinovojnë mandatin që kanë. Berisha është hartuesi i asaj liste magjike, që të çon në parlament ose të lë në rrugë. Është gëzuar edhe Rama. Rama me Berishën në arrest ka filluar t’i çalojë fabula politike, ka nevojë për një kundërshtar që ta ketë përballë. Me izolimin e Berishës, Rama ndodhej i vetëm në majë të kalit të politikës dhe si të thuash kjo e dobësonte oponencën ndaj tij dhe linjën politike të tij. Mungesa e Berishës në fushën e lojës, empaktet indirekt dhe vetë rolin e kryeministrit, e bënte atë ndoshta disi më të padukshme, por kthimi i Berishës në lojë me kapacitet të plotë do t’i japë Ramës që t’i tregojë socialistëve të përgjumur dhe të mërzitur, urdhëroni se kush është alternativa”, shtoi Minxhozi.
Burimi