Liga e Kombeve/ Greqia “trondit” Anglinë në ‘frymën e fundit’, Italia fal avantazhin e dyfishtë

Liga e Kombeve/ Greqia “trondit” Anglinë në ‘frymën e fundit’, Italia fal avantazhin e dyfishtë

Mbrëmjen e sotme janë luajtur plot 8 ndeshje të vlefshme për raundin e 3 të Ligës së Kombeve. Në sfidat e kësaj mbrëmje kishte surpriza dhe plot 28 gola.
Në Ligën A, Italia ka barazuar përballë Belgjikës me rezultatin 2-2, edhe pse italianët ishin në avantazh 2-0 si fillim. 
Ishte CKambiaso që shënoi në sekondat e para të sfidës, ndërsa për golin e dytë mendoi Retegui, ndërsa golin për belgët e shënoi De Kuiper. Vlen të përmendet që prej minutës së 38, Italia po luan me 10 lojtarë, pasi Pelegrini u ndëshkua me karton të kuq. Me nisjen e pjesës së dytë Belgjika u bë më kërkuese duke gjetur barazimin me Trossard.
 
Burimi