Lidhjet e Artan Hoxhës me Suel Çelën, analisti: Shkeli vijën e kuqe, shfrytëzoi studiot televizive për të influencuar grupet kriminale

Lidhjet e Artan Hoxhës me Suel Çelën, analisti: Shkeli vijën e kuqe, shfrytëzoi studiot televizive për të influencuar grupet kriminale

Artan Hoxha

Analisti Mentor Kikia ka komentuar goditjen që SPAK bëri ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës, i cili kishte rekrutuar jo vetëm gjyqtaren Pajtime Fetahu, por kishte lidhje edhe me median, si gazetari Artan Hoxha.
Në emisionin ‘Frontline’, Kika thotë se gazetaria ka marrë goditje të jashtëzakonshme, pasi për herë të parë flitet për gazetarë që janë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit.
Kikia shprehet se përmes lidhjeve me gazetarët, banda e Suel Çelës ka shfrytëzuar studiot televizive për të influencuar shtetin kundër grupeve të tjera kriminale.
“Të bërit gazetari në kronikën e zezë është zhanri më i vështirë, se ndryshe nga sektorët e tjerë ku burimet të vetëofrohen, në kronikë gazetarit  i duhet të bëjnë miqësi me avokatë, prokurorë dhe me njerëz të botës së krimit, duke i përdorur si burim i informacioni. Deri këtu jemi okej me profesionin e gazetarit, janë norma të fiksuara gjeneratë pas gjenerate. Ka një vijë të kuqe që ndan të bërit profesionin e gazetarit nga shërbimi ndaj njerëzve që janë në shkelje të ligjit. Dosja e Elbasanit na shfaqet me një tjetër dimension. Është organizatë tipike e organizuar në mënyrë perfekte, me drejtues, njeri që përgjigjet për financat dhe për herë të parë na shfaqet një organizata kriminale që përdor PR si instrument të mbijetesës, së luftës së saj.
Ja kishin arritur duke kompromentuar në gjirin e tyre kolegë tanët që për periudhë shumë të gjatë kanë qenë ndër gazetarët më në zë të kronikës së zezë. Gazetaria ka marrë një goditje të jashtëzakonshme, për herë të parë flitet për gazetarë që janë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit. Kanë shërbyer me strukturë PR duke shfrytëzuar studiot për të influencuar shtetin kundër grupeve të tjera kriminale dhe zgjeronin rrethin e tyre të veprimit. Mungon dimensioni i politikës, pa mbështetjen e politikës nuk do kishin shkuar asnjëherë deri aty”, tha Kikia.artan hoxha suel Çela
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente