Leçe mposhtet nga Komo dhe rrezikon mbijetesën, Ylber Ramadani e mbyll vitin si spektator

Mungesa e Medon Berishës për shkak dëmtimi, nuk e ka ndihmuar Ylber Ramadanin që të rifitojë vendin e tij në radhët e formacionit titullar të Leçes. Mesfushori i Kombëtares, ka qenë edhe sot spektator në duelin që ekipi i tij luajti përballë Komos.
Një duel i cili u mbyll me disfatë përballë një rivali direkt në renditje, me Komon që triumfoi në këtë ndeshje të cilën e dominoi duke kërkuar me ngulm fitoren. Niko Paz humbi penallti në pjesën e parë, por shleu gabimin duke tundur rrjetën në të dytën.
Më pas ishte Patrik Kutrone ai i cili dyfishoi shifrat për skuadrën e drejtuar nga Cesk Fabregas duke i siguruar tre pikë që e largojnë nga zona e ftohtë e klasifikimit, teksa lë Leçen vetëm 2 pikë larg saj.leçe komo seria a
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente