Le Pen “fshiu” Macronin, Burimi: Presidenti i Francës ndërmori një aventurë tepër të rrezikshme politike!
Blloku makronist është fshirë praktikisht, deklaroi Marine Le Pen, partia e së cilës doli shumë përpara kampit të Emmanuel Macron në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative në Francë të dielën.
Në një intervistë me skype në “Ora News”, analisti Genc Burimi solli të rejat që vijnë nga politika franceze pas këtij dështimi të partisë së Macron, e cila u rendit e treta në votimet e së dielës.
“Së pari kjo është një disfatë e jashtëzakonshme për atë që ndërmori këtë aventurë tepër të rrezikshme politike, siç është Macron.
Dhe jo vetëm që doli i treti në këto zgjedhje, por doli sa gjysma e numrave që ka aktualisht në parlament, dhe kjo i bie që “për vetullat të heqësh sytë”.
Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë surprizë në këto zgjedhje, pasi ajo zonjë që fitoi në PE arriti sërish numrat e paralajmëruara. Por nga ana tjetër, nuk ka asnjë surprizë të surprizës, pasi vetë Le Pen nuk arriti një shumicë absolute për të krijuar e vetme qeverinë.
Dhe nuk e besoj që në raundin e dytë të ketë ndonjë përmbysje të rezultatit të këtij raundi”, u shpreh ndër të tjera gazetari Genc Burimi.
Burimi