Lamtumirë gjeniu i letrave shqipe! 10 poezi të pavdekshme nga Ismail Kadare

Lamtumirë gjeniu i letrave shqipe! 10 poezi të pavdekshme nga Ismail Kadare

 
Ismail Kadare

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare ka ndërrruar jetë sot në moshën 88-vjeçare. I nominuar për çmimin Nobel, i nderuar së fundmi, në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera prestigjioze, Kadare mbetet përfaqësues i denjë i letërsisë shqipe nëpër botë.
Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga poezitë e tij ndër vite të cilat s’duhen lënë pa lexuar:
1.Pa tyTi ike udhes së pafundmeKu zverdhin drurët gjetherënësMbi gjokse pellgjesh tani tundetI arti medalion i henës.Lejleket iken.Fill pas tejeSi stof i keq u zbeh blerimiDhe ngjajnë toka, pylli, reja,Me negativin e një filmi.Tani në fusha shkoj menduarKu nis të fryjë erë e ftohtë,Ku ca mullare të gjysmuarDuken që larg si Don Kishotë.Ç’të bëj, po them me vehten time,Në këtë orë të vonë të muzgut,Ku qerrja baltave bën shkrime.Të lashta sa të Gjon Buzukut?Do të shkoj të ulem permbi pellgjet,Të pi në gjunjë duke rënë,Në grykë e di që do të më ngeletI ftohti medalioni i hënës.
 
#2. Kur ti telefonojeTelefonin nga gjumi i rendë e i zi ti e zgjoveMe zërin e dashur, që dridhej ngrohtësishtIshte dimer.Une isha i fundosurNë kolltukun e palëvizshem pranë vetmisë.
U afrova tek xhamatJashtë binte shiVështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonikëAta vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzeve,Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rruges.
Ti qaje?Jo. Pika shiu të ngrohtë nga telat binin.
3. Një vajzëDuke të puthur pa të dashurnë shpirt ai ty të plagoi,buz’përgjakur nga t’kuqt e tusi vrases tinëz shkoi.
Krenar që ty “të shtiu në dorë”gjith’ shokve emrin tënd ju tha.Pran’ gotës birrës për ty folënnë park të dielave ata..
Dhe ti e vetme mbetebosh mbenë sytë e tu në net bilbilashsi sheshi i shkretë ku porsa ndodhinjë katastrofë automobilash…
Tani, kur shkon rrugës së Dibrësata me sy të ndjekin pas.Dikush me brryl i bie shokut,-e sheh filanen? e ka pas…
Dhe ti ul koken, shpejton hapint’arrish tek shoqja sa me shpejttë përsërisësh fjalët standartAh njëlloj jane te gjithe djemt’.
Te dyja t’ulura pranë radiosdo ndizni heshtur një cigar’,tek supi i saj nën fjalë lajmeshnjë çast dremitja do të marrdhe do të cojë në një rrug’ tjetërmë gjerë, më bukur, dhe me re.
Atje ne sfond fabrikash njerzitnga këmbet s’do t’u vënë re.Atje tek ecesh në mes turmash,në një grup djemsh, ndoshta midis,dikush me brryl do t’i bjer shokut,-e sheh filanen? ishim miq…
4. Në parkun që mbuluan fletët
Në parkun q’ë mbuluan fletëtTë dy ne ecim qetësisht,Pas shijes saj ka shtruar vjeshtaQilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtëJu fanit një muzg i vonëKy park q’ë kan’ mbuluar fletëtKu pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigareTi mos u tremb e dashur kotImazhin tënd as dinosaurëtShekuj më parë s’e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukurMe këta flokë, me këtë hapToka të egrën klimë e zbutiDhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s’kish se si të ndodhte ndrysheTë ndodhte ndryshe s’kish se si.U desh të zhdukeshin përbindshatQë te kjo botë të vije ti…
5.Edhe kur kujtesa!
Edhe kur kujtesa ime e lodhurAshtu si ato tramvajet e pasmesnatësVetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,Une ty s’do të harroj.
Do të kujtojMbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin timSi një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhiPo iki larg teje…Asgjë e jashtëzakonshme,Veç ndonjë nateGishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tuMe të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…
 6. Ti qave
Ti qave dhe më the me zë të ulëtSe unë të trajtoja si prostitutë.Atëhere lotëve të tu s’ua vura veshin,Te desha, pa e ditur se të desha.
Një mëngjes të beftë kur u gdhivaPa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,Ahere e kuptova ç’kisha humbur,Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.
Më rrëzëllinte si smerald mërzija,Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re.Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyjasecila m’e bukur se tjetra qe.
Se ish i tillë ky koleksion bizhushQë dritë e terr lëshonte njëkohësisht,Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.
7.  Të huaj jemiTë huaj jemi ne prej kohësh,Ç’ish për t’u thënë është thënë,Si gurët që zënë vend në tokë,Në jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllurTë gjitha rrugët edhe shtigjet,Si dy qytete mesjetareMe mure, heshta dhe me pirgje.Por natën, kur i lodhuri truri,Portat i mbyll me qetesi,Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,Një shteg që vetëm ti e di.
Pastaj si në rrugica parqesh,Shetit mes cirkovolucionesh,Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.Por kur mëngjesi zë afrohet,Nis shqetësohesh befas ti,
Dhe heshturazi del përjashtaNga shtegu, që del veç tiE dita vjen. Rrjedh prapë jeta.Dhe ne të dy si dhe më parëTë ftohtë rrimë e të pamposhturSi dy qytete mesjetare.
8. KristalKa kohë që s’shihemi dhe ndjejSi të harroj un’dalngadal,Si vdes tek unë kujtimi ytSi vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj unë posht’e lartNjë vend ku ty të të lëshoj.Një strofë a notë a një brilantKu të të lë, të puth, të shkoj.
Në s’të pranoftë asnjë varr,Asnjë mermer a morg-kristal,Mos duhet vall’ prap’ të të mbartGjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë ?
Në s’gjetsha hon ku të të hedhTë gjej një fushë a një lulnajëKu butësisht porsi polenGjithkund, gjithkund të të shpërndaj.
9. Vjeshtë tiranasePa formë është qielli, si tru idiotimërzitshem trotuaret shiu i qullnjë kalimtar, një ombrellë, gjëmon motinjë biçikletë kthesën merr me vrull.
Pa forme është qielli, si një mendim idioti…
10. Kohë e pamjaftueshmeS’kam kohë të harroj shumë gjëraQë nga mendja ti nxjerr përjetë.Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimatDo t’më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,Për frëngjishten tok me plazhet po aq,Ndoshta gratë do të jem duke fshirëKur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërtPara avionit që niset pas pakI ngarkuar rëndshëm endeDo t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?Ku ta hedh këte peshë, si?Me të s’mund të zbres atje poshtëPor as lart dot s’e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të funditNga mosthënia, nga pengu tragjik,Një shenjë ndoshta të pakuptueshmeDo t’ju bëj të gjithëve e do ik.ismail kadare
Burimi