Lacio vuan por ia del ndaj Empolit të Ismajlit, ngjeshen skuadrat në zonën Champions

Lacio vuan por ia del ndaj Empolit të Ismajlit, ngjeshen skuadrat në zonën Champions

Një predhë e spanjollit Pedro i dha Lacios një fitore të vuajtur përballë Empolit, që i krijoi shumë probleme bardhekaltërve, duke u konfirmuar si një nga skuadrat që ka pretendime të shkojë në zonën e Ligës së Kampioneve.
Në ndeshjen e sotme në “Olimpico”, Empoli bëri surprizën, teksa kaloi i pari në avantazh me anë të Esposito që në minutën e 9 të takimit. Më pas, ishin vendasit të cilët kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën në shtesën e pjesës së parë falë Zakanjit.
Në pjesën ë dytë, Kastejanos humbi penallti dhe dukej se Empoli po arrinte të mbante larg portës skuadrën kryeqytetase për të ruajtur të paktën barazimin. Por hyrja në fushë e 37-vjeçarit Pedro ndryshoi gjithçka dhe ishte spanjolli në minutën e 84 ai i cili shënoi me një gjuajtje të fortë golin e fitores 2-1 që çon Lacion vetëm 3 pikë pas Napolit të vendit të parë.lacio empoli seria a
Burimi