Lacio bind në Ligën e Europës, Totenhemi triumfon në Hungari; nuk mungojnë as surprizat

Lacio bind në Ligën e Europës, Totenhemi triumfon në Hungari; nuk mungojnë as surprizat

Lacio vazhdon të shkëlqejë në në Ligën e Europës. Pasi fitoi 3-0 me Dinamon e Kievit në raundin e parë, ekipi bardhekaltër shkatërroi 4-1 edhe Nisën në stadiumin “Olimpico”.
Dominim absolut i ekipit bardhekaltër, që kaloi në epërsi të dyfishtë me Pedron dhe Katelanon në fillimin e pjesës së parë, para se Boga të shkurtonte diferencën në 2-1 në fundin e këtij fraksioni.
Në pjesën e dytë, Lacio realizoi edhe dy gola të tjerë me Kastelanon dhe Zakanjin.
Mori pikët maksimale edhe Totenhami, që iu imponua 2-1 Ferencvaroshit në transfertë. Realizoi në pjesën e parë Sarr për londinezët, ndërsa në minutën e 86e gjeti rrugën e rrjetës edhe Xhonson para se në shtesë të shkurtonte diferencën Varga. Totenhemi ashtu si Lacio ka grumbulluar pikët e plota në dy ndeshjet e para.
Një sfidë spektakolare ishte edhe ajo në Letoni mes Rigas dhe Gallatasarajit, takim ky i mbyllur në barazim 2-2. Pavarësisht se turqit kaluan në epërsi të dyfishtë me golat e Mertens dhe Akgun, vendasit nuk u dorëzuan, duke vendosur ekuilibrat me Ikaunieks dhe Odisharia, ndërsa Ajaksi barazoi 1-1 me Slavian e Pragës.ajaks totenhem lacio liga e europës
Burimi