Kush është klubi që i bëri ofertë Interit për Kristjan Asllanin? Zikaltërit refuzojnë 25 mln euro për mesfushorin kuqezi
Interi ka ende plane të mëdha për mesfushorin Kristjan Asllani, madje ka refuzuar disa oferta për mesfushorin e Kombëtares, kjo sipas ‘FCInterNews’.
Ata raportojnë se zikaltërit kanë refuzuar një ofertë me vlerë 25 milionë euro gjatë verës. Asllani tani është në mes të sezonit të tij të tretë si lojtar i Interit dhe dje shënoi një supergol direkt nga këndi në Kupën e Italisë.
Interi e afroi lojtarin nga Empoli në verën e vitit 2022 për 14 mln euro. Asnjëherë nuk ka pasur dyshim për planin e Interit për Asllanin. Ata e shohin shqiptarin si një titullar potencial në të ardhmen në rolin e mesfushës.
Fillimisht, Asllani u aktivizua si rezervë për Marselo Brozoviç. Pas shitjes së kroatit në vitin 2023, është Hakan Çalhanoglu ai që luan në të njëjtin pozicion me Asllanin.
“Luani” ka mësuar shumë nga turku dhe Inzagi shpeshherë bën zëvendësimin kokë më kokë mes tyre. Fakti që në klub kanë refuzuar një shumë të majme, do të thotë se Interi beson tek Asllani.kristjan asllani inter mesfushori shqiptar
Burimi