Kush e tradhtoi Astrit Avdylajn? Karamuço zbulon detaje: Banesat vëzhgoheshin nëpërmjet një aparature!

Kush e tradhtoi Astrit Avdylajn? Karamuço zbulon detaje: Banesat vëzhgoheshin nëpërmjet një aparature!

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço foli për arrestimin e Astrit Avdylaj, në banesën e tij në Shijak. I pyetur nëse Avdylaj është “tradhtuar” duke sjellë arrestimin e tij, eksperti Karamuço tha se nuk e beson këtë fakt.
Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në ABC News,  ai shpjegoi se operacioni për kapjen e tij ka qenë shumë i mirëorganizuar, ndërsa tregoi se ishte vendosur një aparaturë që bënte vëzhgimin e banesave në distancë.
“Nuk është njoftuar asnjë prej komisariateve dhe i vetmi që e ka marrë vesh ka qenë drejtori i qarkut Durrës. Këtë e ka bërë njësia e posaçme në drejtorinë e Përgjithshme. Ky arrestim ndodhi sepse kishin vendosur një aparaturë që bënte vëzhgimin në distancë të banesave. Kjo e kryqëzuar edhe me informacione që vinin në rrugë operative kanë bërë edhe goditjen finale. Armën nuk e ka pasur në brez, por ka qenë një armë që e kishte në banesë.
Herën e parë kur është mësyrë banesa e tij ka qenë në arrest shtëpie. Dhe ka thyer arrestin e shtëpisë dhe që nga ajo ditë ishte në kërkim. Pra nuk mendoj që ka një tradhti, por kanë qenë aparatura që ka rënë më gjurmë”, tha eksperti i Kriminalistikës.avdylaj karamuço
Burimi