Kumbaro kujtohet të reagojë dhe pranon skandalin, si u nis nga Durrësi anija me lëndë toksike të dala nga Metalurgjiku i Elbasanit!

Kumbaro kujtohet të reagojë dhe pranon skandalin, si u nis nga Durrësi anija me lëndë toksike të dala nga Metalurgjiku i Elbasanit!

Foto Ilustruese

Mirela Kumbaro kujtohet të reagojë mbi skandalin e anijes më lëndë helmuese…

Qeveria kujtohet më në fund të reagojë për skandalin e anijes që u kap me lëndë të rrezikshme të nisura nga Shqipëria drejt Tajlandës.  
Në një kohë që çështja është referuar në prokurori nga autoritet shqiptare, agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg”, pas komunikimeve me autoritetet e Singaporit, konfirmon kthimin pas të 100 kontejnerëve të mbushur me pluhur të dyshuar si të dalë nga filtrat e furrave të çelikut.
Por edhe pse po bën bujë lajmi prej disa ditësh, qeveri vetëm ka heshtur duke mos qartësuar opinionin publik. Vetëm sot Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro ka vendosur të reagojë, kjo pas interesimit të mediave. Në një reagim për “A2 CNN”, ajo ka pranuar skandalin dhe ka tentuar të heqë përgjegjësinë nga vetja.
“Vëllimet e mallrave të cilat dyshohen se përmbajnë mbetje të dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani ndërkombëtare që operojnë pranë kompleksit metalurgjik në Elbasan, janë ngarkuar në njësi kontejnerike pranë Terminalit të Mallrave Rifuxhio në Durrës, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dhënë asnjë autorizim dhe si rrjedhojë kompania nuk ka paraqitur të dhëna mbi destinacionin e ngarkesës”, thuhet në reagim.
Duke nënvizuar se konventat ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas i përputhur me to, parashikojnë një serë detyrimesh për prodhuesit dhe transportuesit e mbetjeve të tilla, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregon edhe mbi rrugëtimin e mbetjeve që rrugëtuan nga Evropa në Azi për t’u bllokuar në Singapor: “Në vijim, këto njësi kontejnerike, në pronësi të linjës ndërkombëtare MSC, dyshohet se janë transportuar drejt Portit të Triestes përmes anijeve kontejnerike ndërkombëtare. Në këtë port të Bashkimit Evropian njësitë kontejnerike nuk kanë qenë objekte kontrollesh dhe janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre duke u transportuar në anije të operuar nga një tjetër operator i mirënjohur ndërkombëtar (Maersk), me destinacion Azinë Juglindore”.
“Bloomberg” raporton se para se të rikthehen në Shqipëri, kontejnerët me mbetje të dyshuar si të rrezikshme do të ankorohen në portin Gioia Tauro të Italisë në fund të shtatorit.
“Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin”, thuhej në artikull.
Burimi