Krizë në çift? Thomas Strakosha u duartrokit nga shqiptarët, por jo nga partnerja
Portieri i kombëtares, Thomas Strakosha ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare.
Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështjetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë.
Të paktën publikisht ai nuk e ka marrë këtë Europian “duartrokitjen” e partneres së tij, Esther Adjoa Asiedu.
Pas këtij (mos)veprimi të modeles, vihet re edhe një tjetër detaj shumë i rëndësishëm për çiftin. Dyshja ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram.
Katër vite më parë Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther. Postimet e tyre krah njëri-tjetrit dhe dedikmet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme, prandaj “zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje.
Gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale, çifti na kishte zbuluar se lidhja e tyre e dashurisë ishte konsoliduar dhe ata janë prezantuar edhe me familjen e njëri-tjetrit.
Nuk dihet nëse çifti po kalon një krizë në marrëdhënie apo ky vendim i tyri vjen për një tjetër arsye.
thomas strakosha krize ne cift
esther thomas strakosha 1 346×400
estheradjoaasiedu 1705857355 3285292073504284365 49627577033 398×400
640 0 133639599 396876591521222 7950399516548186 n 448×400
Burimi