
Kristjan Asllani shënon golin olimpik, mesfushori kuqezi realizon direkt nga goditja e këndit (Video)
👁1086
Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që Interi po fiton 2-0 përballë Udinezes në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.
Ishte pikërisht minuta e 47 e pjesës së parë, kur mesfushori shqiptar lëshoi perlën. Direkt nga goditja e këndit, topi i goditur nga Asllani shkoi në portën e ekipit kundërshtar.
Një eurogol që mori duartrokitje të shumta në stadium. Kujtojmë që në minutën e 15, shqiptari u ndëshkua me kartonin e verdhë.
kristjan asllani mesfushori shqiptar inte kupa e italisë
Burimi