Kristjan Asllani futet në historinë e Interit, kush janë 4 futbollistët zikaltër që kanë realizuar gola olimpikë
Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani shënoi mbrëmë kundër Udinezes një gol nga ata që rrallëherë realizohen dhe nuk është rastësi që ka marrë emrin “gol olimpik”.
Ai lëshoi një harkim nga këndorja, me topin i cili nuk u devijua nga askush në zonë dhe u ndal vetëm në rrjetë, në shtyllën e largët të portës së Udinezes. Një gol spektakolar i mesfushorit i cili mori përgëzimet e shokëve të skuadrës.
Pas këtij realizimi, ai futet në historinë e Interit si një nga lojtarët që kanë shënuar një gol të tillë. Stankoviç, Rekoba, Eriksen dhe Çalhanoglu janë të tjerë futbollistë që kanë shënuar gol olimpik për Interin.
Bëjmë me dije se për Asllanin ky është goli i parë i sezonit në të gjitha kompeticionet.kristjan asllani mesfushori i shqipërisë inter
Burimi