Krimi në Pogradec/ Publikohen pamjet kur Egli Proga del nga lokali para se të dhunohej barbarisht nga nipi i drejtorit të PS

Krimi në Pogradec/ Publikohen pamjet kur Egli Proga del nga lokali para se të dhunohej barbarisht nga nipi i drejtorit të PS

Egli Proga

Janë publikuar  pamjet kur Egli Proga, 42 vjeçari që u vra në Pogradec largohet nga lokali i tij pak para se të dhunohej për vdekje nga Denis Meçe.
Viktima shihet teksa ecën në rrugë, ndërsa është konfliktuar pak çaste më pas me autorin.
Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë.
Pas raportimi të ngjarjes në media dhe zbulimit të situatës, policia ka reaguar dhe ka deklaruar se nuk është tentuar që ngjarja të fshihet.
Ndërkohë sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës.

Si ndodhi ngjarja ?
Të dielën e 10 gushtit,  42-vjeçari Egli Proga, u raportua se humbi jetën pasi ishte rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur në Pogradec.
Por rezulton se kjo pistë është një mashtrim për të fshehur ngjarjen e rëndë pasi 42-vjeçari është rrahur për vdekje dhe ka ndërruar më pas jetë në spitalin e Pogradecit.
Autori i ngjarjes dyshohet se është 29-vjeçari Denis Meçi, i cili një ditë më parë u largua nga vendi i ngjarjes, por tashmë është arrestuar nga blutë e Pogradecit.
Për shkak të një sherri për motive të dobëta, të dy dyshihet se në gjendjen e alkoolit janë konfliktuar fizikisht jashtë ambienteve të një lokali. 42-vjeçari pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.
Edhe pse u transportua në spital, Proga nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe humbi jetën mbrëmjen e 10 gushtit.
Pas sherrit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua sot bashkë me 3 persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e krimit. Policia e Korçës njofton se në pranga kanë rënë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Ndërkohë, ndaj të riut Denis Meçi rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”.
egli proga denis meçe
Burimi