Krimi me dy të vdekur në Velipojë, dalin pamjet e sherrit të pak javëve më parë që solli vrasjet (Video)

Krimi me dy të vdekur në Velipojë, dalin pamjet e sherrit të pak javëve më parë që solli vrasjet (Video)

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy persona Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ka dalë video e zanafillës së sherrit të ndodhur më 28 korrik.
Në atë datë, shpërtheu një debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të lokalit dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Ersild Ishmi u përfshi në sherrin e një jave më parë, mes kamerierit dhe kuzhinierit të hotelit, në pronësi të vëllezërve Frroku. Ersild Ishmi thuhet se kishte shkuar për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin.
Siç shihet edhe nga pamjet, si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua.
 Ai ka ndihmuar kameririn, duke kanosur me armë kuzhinierin. Në këtë moment, armën Ersildit ia ka hequr nga dora një nga pronarët e hotelit.
Më 14 korrik, policia ka arrestuar Ersild Ishmin dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ngjarja duket se nuk është harruar nga 33-vjeçari. Ky i fundit ka marrë me vete edhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i vëllezërve Frroku. Aty, gjatë konfliktit, janë qëlluar për vdekje me armë.

 
 vrasja ne velipoje
Burimi