Komisioni “Xhafaj”, Meçe: Opozita s’duhej të bojkotonte, por të shkonte me kushtet e saj!
👁953
Analisti Arben Meçe ka deklaruar se opozita nuk duhej të kishte bojkotuar Komisionin e Posaçëm Antikorupsion.
I ftuar në “Report tv”, Meçe tha se opozita duhej të shkonte në tryezë me kushtet e saj dhe të mos refuzonte ftesën e mazhorancës, ndërsa edhe sot kryeministri Rama u tha që nëse duan të vijnë ose në të kundërt do të vijojnë punën vetëm.
“Rezoluta është qëndrim politik, ti opozitë ske pse e refuzon, futen nga një palë, modifikohej, modelohet dhe dilet me një konkluzion. Opozita të shkojë dhe ta ndërrojë, e dua kështu. Kishte të drejtën e procedurës të ndërhyje, ti zgjodhe bojkotin. U ka thënë hajde e ke vendin, nëse s’do do vazhdojë vetë”, tha Meçe.
Burimi