KLSH zbuloi i pari skandalin tek Onkologjiku, reagon Arben Shehu: Dosja duhej hetuar nga SPAK, probleme edhe në spitale të tjera!

KLSH zbuloi i pari skandalin tek Onkologjiku, reagon Arben Shehu: Dosja duhej hetuar nga SPAK, probleme edhe në spitale të tjera!

Arben Shehu

KLSH ka zbuluar se kjo qeveri e ka lënë prej afro 10 vitesh pa kontroll Onkologjikun, pasi nuk ka pasur asnjë të dhënë mbi situatën e kancerit në vend….

Kontrolli i Lartë i Shtetit e paralajmëroi i pari skandalin te Onkologjiku. Në verën e 2023 u krye një audit dhe u zbuluan pa fund shkelje, por që qeveria nuk i mori parasysh rekomandimet.
Arben Shehu, kreu i KLSH, ka treguar se nga auditimet që po mbyllen në sistemin shëndetësor publik, situata është aspak e mirë jo vetëm tek Onkologjiku.
“Jemi në kushtet ku ne kemi konstatuar një sërë problematikash përgjatë auditimit sepse dua të theksoj këtu që janë kryer dhe po kryhen, pjesë e të cilave është edhe spitali Onkologjik dhe njëkohësisht dua t’ju them me përgjegjësi të plotë se jemi në një lloj trajtimi të thelluar, procese të cilat janë të papërfunduara, njëkohësisht jemi në trajtim të thelluar juridik në ato raste të cilat janë të përfunduara dhe duhet t’ju bëj me dije se përfundimi i problematikave në spitalin Onkologjik pavarësisht rëndësisë që ka është vetëm një pjesë e segmentit të situatës reale”, tha Shehu për TCH.
Por Arben Shehu thotë se kjo dosje me gjetjet konkrete duhet hetuar nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës. Njëra nga kallëzimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se i është dorëzuar SPAK.
“Problematika për fat të keq është më e madhe dhe ne kemi qenë të detyruar dhe jemi të detyruar që të ndërthurim përgjegjësitë jo vetëm të një institucioni, për të nxjerrë në pah një tablo të plotë të të gjithë situatës në këtë drejtim. Dua t’iu theksoj se është shumë e rëndësishme që pavarësisht vlerësimit për punën e bërë nga ana e Prokurorisë jemi të mendimit dhe kemi diskutuar në mënyrë të padiskutueshme se kjo është një kompetencë e Prokurorisë Speciale për shkak të përcaktimeve që ka në ligj dhe për shkak të rëndësisë që ka problematike që ne do ta bëjmë publike në vijim”, tha kreu i KLSH-së, Arben Shehu.

KLSH ka zbuluar se kjo qeveri e ka lënë prej afro 10 vitesh pa kontroll Onkologjikun, pasi nuk ka pasur asnjë të dhënë mbi situatën e kancerit në vend.
“Për periudhën në auditim (2020-2022) Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk disponon: a. Raporte monitorimi dhe vlerësimi në përfundim të Programit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit në Shqipëri 2011-2020; b. Raporte monitorimi, vlerësimi për ecurinë e kancerit për vitet 2021-2022; c. Regjistri Kombëtar i Kancerit nuk ka të dhëna në kohë reale të rasteve të reja për ecurinë e sëmundjeve tumorale si dhe mortalitetin e shkaktuar nga kanceri. Gjetje nga auditimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka ndryshuar dhe miratuar: a. Rregulloren për përcaktimin e kritereve dhe normave shëndetësore për të sëmurët paliativ pranë institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale; Protokollet klinike të cilat janë prej vitit 2014, ndonëse lista e barnave esencialë që përdoren në kujdesin paliativ është pasuruar”, thekson KLSH.
KLSH zbuloi dhe skandalin me pajisjet. Gjatë periudhës së auditimit rezultoi se Bankiterapia, pajisja e cila bën kimioterapinë, ka qenë e prishur dukë bërë që të mos merrnin shërbimin 200 pacientë në vit. Ndërkohë, rezulton se 600 gra nuk janë trajtuar për tumorin e tyre gjatë periudhës që kjo pajisje ka qenë e prishur.
“Mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brankiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacienteve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi. Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv Iridium (192). Kjo pajisje nuk është bërë ende funksionale, për shërbimin dhe për trajtimin e pacientëve me Ca gjinekologjik me radioterapi. Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre”, thekson KLSH në raport.
Por nëse shohim me kujdes raportin e KLSH, duket se kemi të bëjmë me një skemë mafioze. Pajisja lihet qëllimisht e prishur që pacientët të shkojnë te privati. Dhe këtu kemi një skemë shumë më të thellë sesa mjekët.
‘Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza”, nuk ka mundur të sigurojë pajisjen mjekësore të Brankiterapisë, të disa elementëve (Tubusa, Pompa dhe Maska termo plastike), nuk ka mundur në kohë të realizojë rehabilitimin e ambienteve për përshtatjen e vendosjes së pajisjes së Ortovoltazhit si dhe mostrajtimi në kohë i pacientëve që kanë nevojë për to, tregon se shërbimi i Spitalit Onkologjik në trajtimin e sëmundjeve tumorale për periudhën në auditim nuk ka efektivitet të plotë, duke cënuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve’, thekson KLSH.
Burimi