Klodiana Lala: Beleri shpëtoi vrasësin e kryekomisarit Artan Cukut
Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në vëmendje një tjetër skandal, ku ka qenë i përfshirë Fredi Beleri, që është publikuar nga mediat greke.
Sipas tyre Beleri ka dëshmuar në një Gjykatë greke dhe duke ‘shpëtuar’ vrasësin e kryekomisarti Artan Cukut.
“Vetëm pak ditë përpara se të votohej për parlamentin europian, kishte disa media serioze në Greqi që për herë të parë zbuluan një skandal të jashtëzakonshëm dhe duhet thënë një skandal që jo vetëm turpëron Greqinë, por së pari Shqipërinë. Që Fredi Beleri kishte qenë dëshmitari kryesor në një proces në Gjykatën e Lartë greke, ku njeriu i cili i ka shpëtuar drejtësisë nuk është as më shumë dhe as më pak, por njeriu që ka organizuar dhe urdhëruar vrasjen e kryekomisarit Artan Cukut dhe kishte zyrtarë po të tjerë. Është vendim i publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, ka ardhur në gjykatën shqiptare për shkak se gjykimi ndaj Bledar Jambellit është duke vijiuar në gjykatën e Tiranës dhe kjo gjë u bë publike në mediat greke vetëm në momentin kur vetë grekët e kuptuan që një person me rekorde dhe problematika po shkonte drejt një karrige në parlamentin Europian. Atëherë u ndërgjegjësuan ata dhe filluan, prit se ne kemi një skandal aty poshtë tavolinës dhe duhet ta nxjerrim. E di çfarë rezultonte? Më të rrezikshmit e botës së krimit, kishin shpëtuar duke u pajisur me pasaporta si minoritarë në Shqipëri”, tha Lala për “Top Channel”.
Edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka konfirmuar informacionin e dhënën nga Klodiana Lala,
“Po, po e mbështes Klodin. Është edhe një punonjës i Komunitetit të Kulteve që i ka dalë emri në të. Beleri e ka çuar atë në gjykatë dhe i ka thënë fol tani që ai person që ka urdhëruar vrasjen e kryekomisarit Cuku, nuk duhet të dërgohet në Shqipëri sepse i rrezikohet jeta. Aty ka mbrojtur kishat greke, mendoje deri këtu, ai është nga Fieri, mos gaboj”, tha Karamuço.
fredi beleri
Burimi