Kishin ngritur rrjet prostitucioni, publikohen fotot e vëlla e motër që shfrytëzonin vajzat e huaja në Tiranë

Kishin ngritur rrjet prostitucioni, publikohen fotot e vëlla e motër që shfrytëzonin vajzat e huaja në Tiranë

Janë publikuar fotot e vëlla e motër të cilët shfrytëzonin për prostitucion shtetase të huaja.
Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, për shkak se shfrytëzonte për prostitucion disa vajza të huaja.
Në pranga ka rënë Tritan Guni, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim si bashkëpunëtore motrën e tij, Bukurije Guni.
3 gra nga Kazakistani dhe 1 nga Kolumbia kanë qenë pjesë e grupit ‘Escort Tirana’. Tritan dhe Bukurije Guni, iu merrnin vajzave të huaja deri në 250 euro për marrëdhëniet seksuale që ato kryenin, ndërsa ata iu siguronin vendin për të qëndruar.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreign”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Punohet për kapjen e një shtetaseje tjetër, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Foreign”.
Në kuadër të këtij operacioni u ndalua shtetasi T. G., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe “Trafikimi i personave të rritur”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri, dhe në bashkëpunim me motrën e tij, shtetasen B. G., 36 vjeçe, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe. Punohet për kapjen e shtetases B. G. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 
Burimi