![Kërkon më shumë minuta në fushë, gardiani i portës kuqezi huazohet tek ekipi tjetër gjerman](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/kerkon-me-shume-minuta-ne-fushe-gardiani-i-portes-kuqezi-huazohet-tek-ekipi-tjeter-gjerman_6687f36562242.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Kërkon më shumë minuta në fushë, gardiani i portës kuqezi huazohet tek ekipi tjetër gjerman
Simon Simoni është zyrtarisht futbollisti i ri i Injolshtad. Është vetë klubi që konfirmon lajmin e qarkulluar më parë, teksa njofton në faqen zyrtare afrimin e talentit shqiptar në formë huazimi nga Frankfurti.
Ky vendim i Frankfurtit vjen pasi drejtuesit besojnë shumë në cilësitë e gardianit shqiptar dhe huazimi shihet si hapi i duhur për zhvillimin dhe adaptimin e tij perfekt me futbollin profesionist gjerman.
19-vjeçari do të bashkohet me ekipin e ri që militon në Bundesliga 3 dhe do të ketë minutat e garantuara ku do të fitojë formën ideale për sezonin e ardhshëm si një alternativë potenciale për portën e Frankfurtit.
Lajm fantastik gjithashtu edhe për Silvinjon e Kombëtaren shqiptare që e shohin Simonin si portierin që do të mbrojë kuadratin kuqezi për dekadën e ardhshme. Simoni, madje, ishte pjesë e Shqipërisë në “EURO 2024” edhe pse nuk ia doli të bëhej pjesë e listës zyrtare.
simon simoni portieri i kombëtares shqiptare injolshtad
Burimi