Kërcet grushti në parlamentin turk, deputetët e Erdoganit rrahin ligjvënësin e opozitës (Video)
👁2413
Deputetët e parlamentit të Turqisë u përleshën me grushte të premten. Një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare.
Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje.
Zoti Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarkombëtare në Parkun Gezi më 2013 së bashku me filantropin Osman Kavala, gjithashtu i burgosur dhe gjatë persona të tjerë. Të gjithë i mohojnë akuzat.