“Ke pushtuar zemrat tona”, Federata e Futbollit të Zvicrës falenderon Shaqirin: Kontribut i madh, suksese në të ardhmen

“Ke pushtuar zemrat tona”, Federata e Futbollit të Zvicrës falenderon Shaqirin: Kontribut i madh, suksese në të ardhmen

Xherdan Shaqiri i ka dhënë lamtumirën përfaqësuesea së Zvicrës. Pasi luajti për disa vite me fanelën helvete, lojtari me origjinë shqiptare ka vendosur të thotë mjaft.
Mesfushori shqiptar numëron 125 ndeshje me Zvicrën, në të cilat ka realizuar 32 gola. Nuk mund të lihet pa përmendur goli në këtë Europian ndaj Skocisë, një nga më të bukurit e turneut. Më parë, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhire të zviceranëve.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Federata e Futbollit të Zvicrës ka falenderuar për kontributin e madh Xherdan Shaqirin.
“Dëshirojmë t’u falënderojmë për paraqitjet e shumta të paharrueshme, për golat dhe asistimet e mrekullueshme në përfaqësuese dhe ju urojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen.
Ju me lojën dhe golat tuaj keni prekur dhe pushtuar zemrat tonë dhe të tifozëve”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.
 xherdan shaqiri mesfushori shqiptar federata e futbollit të zvicrës
Burimi