Kaosi spitalor, Arian Çani tregon historinë e trishtë: 12-vjeçari vdiq nga pickimi i gjarprit se nuk kishte ilaç

Kaosi spitalor, Arian Çani tregon historinë e trishtë: 12-vjeçari vdiq nga pickimi i gjarprit se nuk kishte ilaç

Ndërsa diskutohej për skandalin e Onkologjikut, ku mjekët nuk i ofronin shërbim të sëmurëve me tumor duke i drejtuar ata drejt spitalit privat, Arian Çani tregoi për “Now me Erla Mëhillin” një rast tjetër të rëndë të ndodhur disa vite më parë.
Gazetari tha se djali 12 vjeçar i një gruaje vdiq nga pickimi i gjarprit pasi në spital nuk kishte ilaç ndërsa nëna nuk kishte marrë para me vete që ta blinte në farmaci.
“Është një rast që ma kanë treguar familjarët, ata nuk kanë bërë as denoncim, nuk kanë kërkuar as dëmshpërblim. Atyre u pickoi gjarpri fëmijën 12-vjeçar.  Në atë moment nuk ishte në shtëpi as nëna e as babai. Atë e çuan shokët në spital.
Nëna shkon më pas në spitali, pa asnjë lekë në xhep, shkoi me këmbë nga fshati. Mjeki i tha nuk e kemi këtë ilaçin kundër helmit të gjarprit duhet të shkosh në farmaci. Shkon në farmaci ajo, i tha farmacistja bën 50 mijë lekë. Nuk u gjet asnjë njeri atje, as ai mjeku asnjë njeri që ti jepte 50 mijë lekë asaj gruas së shkretë që të shpëtonte djalin. I vdiq djali asaj, 12 vjeç. Ky është rast i vërtet, asaj gruas i vdiq djali”, tha Arian Çani.

 
Burimi