Kanabis në mes të pyllit! Arrestohet ‘pronari’, e pëson dhe kryeplaku i fshatit në Selishtë të Dibrës
👁1148
Dhjetëra bimë kanabisi janë asgjësuar në Dibër, të cilat ishin mbjellë në mes të pyllit në fshatin Selishtë.
Në pranga ra M.H., 36 vjeç, banues në fshatin Selishtë. 36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit H.L., kryeplaku i fshatit Selishtë dhe H.K., specialisti i pyjeve në këtë fshat.
Policia thotë se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të bashkëpunëtorëve të tjetë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi