Kafeneja e Kumbaros po përdhos Akropolin, Forumi i Trashëgimisë Kulturore denoncon skandalin me Butrintin

Kafeneja e Kumbaros po përdhos Akropolin, Forumi i Trashëgimisë Kulturore denoncon skandalin me Butrintin

Butrinti po përdhoset nga dita në ditë.
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka treguar sot se si bizneset po e zbatojnë këtë trashëgimi.
Në rrjet sociale ata kanë publikuar makinë e kompanisë së sallameve, të një prej bizneseve, që me vendimin e ish-ministres Mirela Kumbaro operon në atë zonë, është parkuar mbi monumentet e kulturës.
Teksa i drejtohet ministrit të Kulturës Blendi Gonxhe, Forumi i për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike me pasuritë kulturore.

Postimi i plotë

I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja.
Kjo është pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanisë se sallameve, te cilës kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike për ta shndërruar ne kafe, është parkuar mbi monumentet e kulturës.
Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanisë se sallameve qëndron e parkuar mbi një kishë mesjetare e gërmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e bën përditë kete ritual ne sytë e te gjithëve vizitoreve dhe administratës shtetërore.
Ne fakt parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjerë te ngjashëm i bëni pasurive te trashëgimisë kulturore shqiptare.
Qe ne krye te herës kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t’i jepte miqve te saj godinën historike te rojtarit te Butrintit për ta shndërruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnjë dhembshuri apo krenari për te ruajtur këtë trashëgimi.
Kafeneja e Kumbaros, siç njihet sot nga punonjësit e Butrintit jo vetëm ka privilegjin te shesë uje dhe pije me çmime stratosferike, por ka privilegjin qe çdo dite te parkoje makinën e saj mbi rrënojat antike ne Akropol.
Ndërkohe qe njerëz fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makinës ne hyrje dhe u fut me këmbë ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjtërinë e kësaj kryevepre te trashëgimisë sonë, Kumbaro dhe kafeneja e saj përdhos përditë Akropolin e Butrintit.
Burimi