“Ka karakter mesjetar në politikë”, Ngjela: Protestat e Berishës si zë në shkretëtirë, kërkon t’i shpëtojë procesit penal

“Ka karakter mesjetar në politikë”, Ngjela: Protestat e Berishës si zë në shkretëtirë, kërkon t’i shpëtojë procesit penal

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike. Ai ka komentuar vendimin për mos heqjen e mandatit të deputetit të Sali Berishës. Ngjela u shpreh se Berisha kërkon t’i shpëtojë procesit penal.
“Nuk e lë kushtetuta, Kushtetuta thotë që këta flisnin kot. Nuk e kap ai ligj sepse duhet pa arsye, ai e ka arsyen, e ka ndaluar shteti”, tha ai.
Sa i përket rezolutës së PD për bashkim dhe qeveri teknike, Ngjela u shpreh se pjesa e parë nuk ka vlerë politike, ndërsa për pjesën e dytë për të drejtën e votës së emigrantëve, kanë të drejtë pasi është shkelje e Kushtetutës.
Ndërkohë për protestën kombëtare të thirrur nga PD në 11 korrik, avokati tha se nuk e bën për të ardhur në pushtet, por kërkon që t’i shpëtojë procesit penal.
“Deri tani i ke parë si kanë qenë, zë në shkretëtirë. Pse e bën? Nuk heq dorë Sali, ka atë karakterin e tij mesjetar në politikë. Nuk e ka politike, por t’i shpëtojë procesit penal. Por nuk i shpëton dot sepse e ka arrestuar SPAK”, u shpreh ai për “TCH”.
Burimi