“Ka ba ferrat gati ai, qëllon nga 1 mijë metra”/ Zbardhet dosja e SPAK, ja si u thur plani për të vrarë me snajper Ardjan Çapjan
Ardjan Çapja duke dalë nga spitali pas plagosjes me snajper
Zbardhen detaje nga dosja e SPAK, lidhur me aksionin në Elbasan ku u godit grupi i Suel Çelës. Sipas dosjes që ka siguruar “Pamfleti”, jepen detaje për shumë epsiode krimesh, një ndër to dhe sulmi me snajper ndaj Ardjan Çapjas (Çopjas). Ai u qëllua në distancë me snajper, por mbijetoi. Sulmi është porositur nga Suel Çela.
Pjesë nga dosja e SPAK
EPISODI Nr. 1. (Vrasje me dashje e mbetur ne tentativë e shtetasit Ardjan Copja).
Në mëngjesin e datës 08.06.2020, rreth orës 0930 është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Elbasan shtetasi Ardjan Ramazan Çopja i datëlindjes 14.04.1968, me NID G80414098Q, i cili ka mbetur i plagosur. Pas kësaj ngjarje në vendin e quajtur Fushë Mbret, Elbasan, policia ka gjetur të djegur plotësisht makinën e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Në pjesën e pasme të makinës është gjetur edhe një armë model snajper i djegur me të cilin dyshohet se është qëlluar Ardjan Ramazan Çopja.
Policia gjyqësore në DVP Elbasan ka marrë njoftim se në spitalin rajonal të Elbasanit është paraqitur me dëmtime serioze në trup shtetasi Ardjan Ramazan Çopja, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri (Snaiper në distancë), në shpatullën e majtë. Shtetasi Ardjan Ramazan Çopja, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Po gjatë kësaj kohe në orën 09:45, në lagjen Skënderbej Elbasan, vendi i quajtur varrezat, është djegur tërësisht automjeti i markës Volkswagen Sharon, me targa AA 821 MD. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se targat AA 821 MD, i përkisnin një mjeti tjetër model “Citroen C3” të cilat janë deklaruar të vjedhura në Komisariatin e Policisë Krujë, më datë 06.05.2019. Brenda këtij automjeti pothuajse të shkrumbuar, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e dëmtuar në një masë të konsiderueshme, në dukje “Snaiper” me Nr. BOTAPR338MSGBYARVGER si dhe një silenciator i çmontuar.
Më datë 05.02.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin, ku lindin dyshime se Marjus Lulaj është organizuar dhe ka planifikuar vrasjen e shtetasit Ardjan Çopja dhe për këtë ndërmarrje ai shprehet se mund ta kryej brenda muajit shkurt 2020. Personi i cili e ka marrë përsipër vrasjen e Ardjan Çopian dyshohet se ka realizuar dhe nje vrasje tjetër, për te cilën Marjus Lulaj i kërkon bashkebiseduesit të tij të mos e diskutojë as me vëllanë e tij, shtetasin “Mario Çela” të cilit i referohet me nofkën “dupi”. Marjus Lulaj shpjegon se vrasja e Ardjan Çopja është më e vështirë për ekzekutorin krahasuar me vrasjen e mëparshme të kryer prej tij, pasi për vrasjen e Ardjan Çopia, vrasësi i kontraktuar po e realizonte vetë 90% të punës planifikuese. Më tej Marjus Lulaj shpjegon se vrasësi i kontraktuar ishte një gjuajtës shumë i mirë, i cili kishte arritur të realizonte qitje të saktë në një distance prej 1 mijë metrash dhe e përshkruan ate si marins. Sipas Marjus Lulaj, vrasësi pretendon se vrasjen mund ta realizojë në një hark kohor prej 2 sekondash. Ai shpjegon se në bashkëpunim me vrasësin kishin siguruar armën e zjarrit të tipit snajper të cilën e kishte gjetur vrasësi, dhe ishte blerë në Kosovë ku Marjus Lulaj ka paguar shumën prej 50 mijë eurosh. Nga konteksti i bisedës dyshohet se pozicioni nga do të realizohet vrasja ështe nje vend i mbuluar me ferra, prej nga ku do të ketë fushëpamje të qartë. Marjus Lulaj ka dërguar mesazhet “…ka munsi kte muj e bajm arin….vetem amanet mo fol me asnji…e kam ba gati vetem ok duhet te jap…po ai e bani, ai i joni, mo ja thuj as dupit se mpyti i thash jo sesht ai…me pati than….me tha me jep 75 tja jap se i kam mar kapar….sja dhash se thash mthot kot….me tha para…na rri pronto ne…me pyt mu per gjitha…esht mjeshter ded pith nane…ai vazhdon jeten normale si perdit…nuk ka pas asnji shqecim…ajo qe bani atje ishte arr…ktu po rriskon….se po i ban vet 90% te punes….ti sme beson mu kur them esht marins….2 sec du mthot e ke ntok…..1 mi metra ka arrit tani…kishe gjet i shnaiper kosov_50 mi e blevem..ma i miri mundshem .jan ba ca ndryshime aty na do gju..ka ba ferrat gati ai..esht afru akoma dhe pak.se spo del me ne der kurva del anash.”. Nje bisedë t till’ duke treguar pēr qitësin me snajper, Marjus Lulaj e ka bëre edhe në- datën 17.01,2020 me përdoruesin e paidentifikuar.
Më datë 08.02.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin lidhur me planin për ekzekutimin e shtetasit Ardjan Çopja. Marjus Lulaj i shkruan: “…me at kurven spo venoj sa tbahemi gati po ja fus arit…ca doj te nodhi…nuk paska ardh i gjith shteti ciper kokes…sa tbahen gati ca detaje te vogla…jo sjam duke u menu ma gjat jo…”. Nga konteksti i bisedës krijohet dyshimi i arësyeshëm se shtetasi Marjus Lulaj po përshpejton datën për planifikimin e vrasjes së shtetasit Ardjan Çopja.
Në vijim të kësaj bisede, Marjus Lulaj i dërgon Klaus Matishit mesazhet me tekst “…ta shofesh arin si kaperxen gardhet si kurv, llogarit nshpi tvet sesht i sigurt… ke vidjo?… kur u perplas dje?… ku e gjete… ta jap nje ëecap na nis dhe mu… jo ma co ti me mir…apo ske internet mir ti aty… po te jap ëecap un…jepja jusit, tma nisi, e ka bisha vidjon?…”
Nga biseda e mësipërme dyshohet se Ardjan Çopja është mbajtur në vëzhgim në distancë brenda rrethimit të banesës së tij, duke u studiuar lëvizjet e tij. Shtetasi Klaus Matishi dyshohet se ka administruar dhe një video në të cilën shihen lëvizjet e Ardjan Çopias, video të cilën Marjus Lulaj i kërkon Klausit që ky i fundit të ja dërgojë nëpërmjet aplikacionit ËhatsApp një shtetasi tjetër të cilit i referohet me emrin “Jusi”. Këtë video dyshohet se e posedon dhe shtetasi Xhino Roka, të cilit Marjus Lulaj i referohet me nofkën “bisha”.
Planin për ekzekutimin e Ardjan Çopjas e konisderon të arritshëm dhe se ndërkohe nuk është i fokusuar në vrasjen e Elvis Koçi alias Çaushllari, të cilit i referohet me nofkat “korça” dhe “korçari”, pasi e konsideron si objektiv lehtësisht të arritshëm pas vrasjes së Ardjan Çopjas dhe mund ta realizoje në harkun e 10-ditëve. Marjus Lulaj dërgon mesazhet “…un e shikoi te marum arin…pranaj spo merem me korcen…aty esh korca e bajm mrena 10 ditve… ja kemi gjet piken korces…do ta baj arin…ke besim…gjysma punes u ba…”.
Më datë 16.03.2020, Marjus Lulaj komunikon me Metin Mehjan dhe i dërgon mesazhet “…dhe atje matan ka hy karantin djalli…rri pa merak…gjysma punes esht ba….zoti ndac te na mbeshtesi ndac jo ne do ta finalizojm…”. Nga konteksti i bisedës dyshohet se shtetasi Marjus Lulaj, e informon shtetasin Metin Mehja në lidhje me qëllimin e tij për vrasjen e shtetasit Ardjan Çopja të cilit i referohet me nofkën “djalli” dhe për këtë qëllim e informon se ështe pranë finalizimit.
Në orën 16:51:24, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin dhe i kërkon të tregohet i duruar për Endri Çopjan, vëllai i Klaus Matishit i cili ndodhet i arrestuar, dhe se do ekzekutoj Ardjan Çopjan, të cilit i referohet me “Ari” për çështje ditësh. Marjus Lulaj dërgon mesazhet “rri ded rahat mos e streso veten me budallige…rri rahat se kemi halle me te mdhaja per tu shqetsu…ke pak durim se do da palos arin ceshtje ditesh dhe endrin do ta liroj ceshtje ditesh…kto jan te tensishme per ne….se di ded po pa merak se esh e gerume ajo…”.
Më datë 22.03.2020, midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishi zhvillohen biseda me qëllim vrasjen e shtetasit Ardjan Çopja, duke i dërguar mesazhet “…arin e ke ntok ta garantoj sa te normalizohet, kryesoren kam te palos xhindin…celsi esht xhindi…mos me ndiko e mora mesazhin…me len ti shikoj me qetsi do baj ma tmiren…nuk jan kryesorer kto ge thu, korcarin e baj mrena javes….ke pak durim…ne kemi plan konkret esht realizu 60%, zduhet te terheqim vemendje…ska gje dhe pak le te ngjajm te marum le te duken me mir ata se ne kte menyr i ze pak gjumi i del frika vazhdojn normalitetin ke pak durim….spo del xhindi na shpia ka frik na virusi…”. Nga konteksti i bisedave të mësipërme dyshohet që Marjus Lulaj është i vendosur për vrasjen e Ardjan Çopja të cilit i referohet me pseudonimin “Ari” dhe nofkën “xhindi”, ai e përshkruan Ardjan Çopjan si shumë të rëndësishëm, në goditjen e grupit rival.
***
Kjo fotografi dyshohet se është realizuar në distancë, ku në bazë të kontekstit të bisedës dyshohet se në të shfaqet shtetasi Ardjan Çopja në afërsi të banesës së tij, pasi në vijim të bisedës i ka dërguar mesazhin me tekst; “…pardje ka dal pak ka mar ajer e ka taku korcarin i ka dhan udhzimet…o ded e kam ntav ke pak durim…”
Në vijim të bisedës, pas fotografisë i shkruan Klaus Matishit mesazhet me tekst “po direkt…do baj ma tmiren e funit do ti vrasim me korcar ca kan njerez qe dalin ne xhiro dhe aty punojm me njerzit i afrojm kshu si thu po ta dish ge kjo ka kostot e veta do cajm karin do zgjasi puna do jemi ne qender te vemendjes…ti menon qe mas xhindit do e kemi aq te nevojshme ne kte qe thu!? jo ded se besoj po gjithsesi do shofim do bajm te gjitha jan…pa tjeter dhe kur te marojn te gjith ne na duhen njerzit por tani zban te terheqim vemendje…ti se ke iden sa esh liru xhindi tani se nihet rahat…”. Nga konteksti i përgjithshëm i kësaj bisede dyshohet se Marjus Lulaj ka administruar informacion mbi lëvizjet e shtetasi Ardjan Çopja dhe se ka njohuri që Ardjan Çopja është takuar me shtetasin Elvis Koçi. Ai shprehet se nëse nuk do të arrijë të vrasë Ardjan Çopjan, atëherë do të vrasë Elvis Koçin të cilit i referohet me nofkën “korçar” dhe lidhjet e tyre shoqërore. Marjus Lulaj shprehet se Ardjan Çopja ndihet i relaksuar në lëvizjet e tij, duke nënkuptuar se kësisoj është kthyer në nje target të lehtë për tu ekzekutuar.
Dyshohet se Marjus Lulaj në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të terthortë nëpërmjet lidhjeve të tij shoqërore ka administruar informacione për lëvizjet e shtetasit Ardjan Çopja. Këto informacione janë të mbështetura dhe në pamje fotografike të shtetasit Ardjan Çopja, i cili dyshohet se është vëzhguar me kamera në distancë pranë banesës së tij. Nisur nga konteksti i bisedave që kryen Marjus Lulaj, pavarësisht se nuk janë administruar komunikimet e shtetasit Klaus Matishi në lidhje më këtë çështje, dyshohet se ai shfaq të njëjtin qëllim me Marjus Lulaj për vrasjen e shtetasit Ardjan Çopja.
Në lidhje me planifikimin për vrasjen e shtetasit Ardjan Çopia, Marjus Lulaj ka komunikuar disa herë dhe me shtetasit Metin Mehja dhe Agron Mehja, të cilët i bën me dije për veprimet që po kryen me qëllim realizimin e vrasjes. Agron Mehja dhe Metin Mehja dyshohet se kanë dijeni të organizimit të vrasjes së shtetasit Ardjan Çopja dhe lidhjeve të tij familjare dhe shoqërore.
Më datë 02.04.2020 Marjus Lulaj komunikon me Metin Mehjan të cilit i dërgon fotografinë e mëposhtëme:
Kjo fotografi dyshohet e përftuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në distancë dhe shfaqin të njëjtin person si në fotografitë e dërguara shtetasit Klaus Matishi. Pas dërgimit të footografisë, Marjus Lulaj i shkruan “…sot ka dal pak xhindi… u ba dit qe nuk dilte sot ka dal shpresojm po man doren pa duke kshu…jam optimist 100….skemi pse ja varim kti…duke menu…duhet ta kemi ntav…plani besh kamikazce…o qe do e arrim kjo ska diskutim…rri get…si ta kam than e kam qep me detaje…”. Nga biseda e mësipërme dhe rrjedhës së bisedave të zhvilluara deri në këtë datë me shtetasin Metin Mehja, vijon te konsolidohet qëllimi i shtetasit Marjus Lulaj për ekzekutimin e shtetasit Ardjan Çopja të cilit në këte bisedë i referohet me nofkën “Xhindi” nga ku lë të kuptohet që Ardjan Çopja është monitoruar në të gjitha lëvizjet. /Pamfleti
ardioan capja
capja
Burimi