Joe Biden, kandidati presidencial që duhet të dalë në pension

Joe Biden, kandidati presidencial që duhet të dalë në pension

Duhet një udhëheqës me një vizion bindës, i cili e di se çfarë mund dhe duhet të bëjë Amerika për të vazhduar ta udhëheqë këtë botë, moralisht, ekonomikisht dhe diplomatikisht.

Joe Biden, një njeri i mirë dhe pse jo një president i mirë, nuk ka punë të kandidojë për rizgjedhje. Dhe Donald Trump, një njeri keqdashës dhe president i poshtër, nuk mësoi asgjë dhe nuk harroi asgjë. Ai është i njëjti shitës gënjeshtrash, që këmbëngul për të njëjtat protesta, domethënë nuk ka as kualifikimin më të vogël që duhet të ketë një lider në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shekullin 21.
Familja Biden dhe bashkëpunëtorët e tij politikë duhet të mblidhen shpejt dhe të kenë një bisedë të vështirë me presidentin, një bisedë dashurie, qartësie dhe vendosmërie. Për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës shansin më të mirë të mundshëm për të shmangur kërcënimin e Trump në nëntor, presidenti duhet të deklarojë se nuk do të kërkojë rizgjedhje dhe të lirojë delegatët e tij në konventën e Demokratëve.
Partia Republikane, nëse liderët e saj do të kishin ndonjë copëz integriteti, duhet të bëjnë të njëjtën gjë, por nuk do ta bëjnë, sepse nuk e kanë. Kjo e bën edhe më të domosdoshme që demokratët të vënë në plan të parë interesin e vendit dhe të shpallin procesin publik që do të nisë që kandidatë të ndryshëm të konkurrojnë për nominimin.
Po, konventa e Demokratëve e planifikuar të mbahet në Çikago më 19 gusht mund të jetë kaotike dhe konfuze, por unë besoj se kërcënimi i Trump është shumë serioz për të çuar në mbledhjen e shpejtë të konventës rreth një kandidati konsensusi. Duhet një udhëheqës me një vizion bindës, I cili e di se çfarë mund dhe duhet të bëjë Amerika për të vazhduar ta udhëheqë këtë botë, moralisht, ekonomikisht dhe diplomatikisht.
Nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris dëshiron të kandidojë në garë, ajo duhet. Por votuesit meritojnë një proces të hapur në kërkim të një kandidati presidencial që mund të bashkojë jo vetëm partinë, por të gjithë vendin duke ofruar diçka që asnjëri nuk e bëri të enjten mbrëma në skenën e Atlantës.
Unë isha gati t’i jepja Joe Biden përfitimin e dyshimit, sepse sa herë që kam rënë në kontakt me të personalisht, e kam gjetur atë të aftë për të kryer detyrat e tij. Me sa duket jo më.
Familja dhe bashkëpunëtorët e tij duhet ta dinë këtë. Ata e mbyllën në Camp David dhe po e përgatisnin për këtë debat vendimtar prej ditësh. Nëse kjo është performanca më e mirë që mund t’i merrnin, është koha që Joe të ruajë dinjitetin e tij dhe të tërhiqet nga politika në fund të këtij mandati.
Nëse e bën këtë, amerikanët do të hyjnizojnë Joe Biden për atë që Donald Trump nuk do ta bëjë kurrë: të vendosë të mirën e vendit para vetes. Nëse ai insiston të zbresë dhe të humbasë ndaj Trump, Biden, familja e tij, këshilltarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike që e inkurajuan atë për ta bërë këtë, do të duhet të zhduken nga faqja e dheut. Ata meritojnë më mirë. Amerika meriton më mirë. Ashtu siç bota meriton më mirë./Përshtati “Pamfleti” nga “The New York Times”biden
Burimi