![Joe Biden i vendosur: Përgatituni, pakti për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit është afër!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/joe-biden-i-vendosur-pergatituni-pakti-per-armepushim-mes-izraelit-dhe-hamasit-eshte-afer_66bf93f9aca29.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Joe Biden i vendosur: Përgatituni, pakti për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit është afër!
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është shumë afër.
“Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit është më afër se ka qenë ndonjëherë”, tha presidenti i SHBA, Joe Biden.
Gjatë një deklarate për Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan paralajmëroi se ende nuk kishte një marrëveshje.
Pas dy ditësh bisedime në Doha të Katarit, zyrtarët e lartë folën pozitivisht për negociatat. Negociatorët do të mblidhen në Kajro javën e ardhshme për tentuar finalizimin e marrëveshjes.
“Unë nuk dua të mashtroj asnjë… por ne mund të kemi diçka”, tha Biden në një deklaratë për gazetarët.
“Është shumë, shumë më afër se sa ishte tre ditë më parë. Pra, mbani gishtat të kryqëzuar”, shtoi Biden.
Burimi