
“Jemi të gëzuar që e mbyllim vitin me fitore”, Anis Mehmeti: Të gjithë e dinë që dua më shumë, mund të kisha shënuar 3 apo gola
Anis Mehmeti po kalon sezonin më të mirë të karrierës që kur iu bashkua skuadrës së Bristol Sitit në Championship, teksa ka shënuar 8 gola në 23 ndeshje me këtë klub. Por futbollisti shqiptar kërkon që të vazhdojë të jetë protagonist absolut edhe në vijimin e sezonit, me objektivin e qartë të pjesëmarrjes në play-off për ngjitjen në Premier Ligë.
Duke folur pas fitores 3-0 ndaj Portsmuthit, ku ai shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes, Mehmeti nuk fshehu ambiciet e tij.
“Është gjithnjë mirë kur je në shtëpi dhe fiton ndeshje, janë dy radhazi, jemi të gëzuar që e mbyllëm mirë vitin.
8 gola të shënuar? Unë e di se sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë, ndaj jam i fokusuar te ndeshja e radhës. Mund të kisha shënuar 3 apo 4 gola. Qartësisht, jam i lumtur, por të gjithë e dinë që kërkoj më shumë.
Po e bëjmë këtë stadium një fushë të vështirë për këdo me mbështetjen e tifozëve. Ecuria në fushën tonë ka qenë e mirë, por duhet të jemi mirë edhe jashtë saj që të shkojmë në zonën play-off”, tha Mehmeti.anis mehmeti sulmuesi i kombëtares shqiptare
Burimi