“Jemi gati”, Martinez për përballjen me Francën: Do përpiqemi të zotërojmë topin dhe lojën!
Tekniku i Portugalisë, Roberto Martinez tha para ndeshjes me Spanjën, se skuadra është gati. Ai deklaroi se i marrin seriozisht kritikat e fansave dhe ndjekësve të Portugalisë.
Ai shtoi se po punojnë fort si staf për t’u siguruar që ekipi të jetë në 100 për qind të formës dhe të performojë sa më mirë. Martinez tha se skuadra është totalisht gati për ndeshjen me Francën
“Kritikat që marrim, tregojnë se sa shumë pasionante dhe sa shumë e ndjekin njerëzit kombëtaren tonë. Unë besoj se kemi në organikë lojtarë shumë të rëndësishëm, ndërsa një tjetër aspekt pozitiv është edhe konkurrenca në dhomat e zhveshjes. Detyra ime është t’i bëj këta lojtarë të performojnë sa më mirë, dhe unë do ta bëj këtë, u premtoj tifozëve.
Të gjithë e dinë sa mirë luajnë këto skuadra, por rëndësi në ndeshje do të ketë se si do t’i ekzekutojnë ato për të cilat janë stërvitur. Mendoj se ne jemi totalisht gati për ndeshjen me Francën. Ne jemi kritikë me vetveten dhe kërkojmë të përmirësohemi gjithnjë, por nuk është e thënë që të ndryshojmë gjithçka nga ndeshja në ndeshje.
Në këtë Europian, ndeshjet janë shumë të forta dhe është e vështirë që të shënosh golin e parë. Po bëjmë shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, e rëndësishme është që të jemi në zotërimin e topit si dhe ta qarkullojmë atë në sa më shumë lojtarë të jetë e mundur”, u shpreh Martinez.
Burimi