“Jam ndarë”, Wanda Nara konfirmon divorcin me Mauro Icardin!

“Jam ndarë”, Wanda Nara konfirmon divorcin me Mauro Icardin!

Drama mes Wanda Nara dhe Mauro Icardit duket se është rikthyer sërish. Çifti duket se i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes së tyre 10-vjeçare, me modelen që ka konfirmuar se është ndarë nga sulmuesi argjentinas.
Disa ditë më parë dolën fjalë në mediat argjentinase se Wanda kishte çuar letrat për divorc në gjykatë dhe tashmë ka qenë vetë ajo që e ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se nuk është më me Icardin.
“Jam ndarë. Për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë”, tha Wanda. Më pas ajo shtoi se së shpejti do të japë detaje të mëtejshme për ndarjen, e cila duket se ka ardhur pas një periudhe të gjatë krize që filloi në vitin 2021, kur Wanda zbuloi flirtin mes lojtarit dhe aktores China Suarez.
Një konfirmim i dytë erdhi më pas nga Ana Rosenfeld, avokatja e Wandës, e cila tha për TeleShow: “Ajo e ka thënë tashmë. Ajo është ndarë. Divorci nuk është nënshkruar ende”.
Sipas ekspertëve të thashethemeve, 37-vjeçarja tashmë do të qëndrojë në Argjentinë, ku është shumë e lidhur me pesë fëmijët e saj (tre prej të cilëve i kishte me ish-bashkëshortin Maxi Lopez). 
Burimi