Italia ikën kokë ulur nga Europiani, Zvicra e Xhakës turpëron axurrët dhe kalon në çerekfinale
Nuk ka përsëritje suksesi për Italinë. Kampionët në fuqi i kanë thënë lamtumirë Europianit që në raundin e 1/16, pasi janë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 nga Zvicra në “Olympiastadion” të Berlinit.
Italia nuk shfrytëzoi si duhet një goditje dënimi në afërsi të zonës në minutën e 19, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë. Në minutën e 24, Embolo gaboi i vetëm para portierit Donaruma.
Helvetët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 37. Frojler gjeti hapësirë në zonë dhe nuk heziton të lëshonte një goditje e cila përfundoi në këndin e poshtëm të majtë duke mposhtur Donarumën.
Sapo nisi pjesa e dytë e takimirt, skuadra e drejtuar nga Murati Jakin gjeti edhe golin që i dha kualifikimin në 1/8. Një prekje e parë e shkëlqyer nga Ruben Vargas, i cili mblodhi një pasim të shkëlqyer dhe nga brenda zonës dërgoi topin në këndin e sipërm djathtas.
Në minutën e 75, Skamaka pati një mundësi të mirë për të ngushtuar shifrat për Italinë dhe pse jo për të shpresuar ta dërgonte ndeshjen në shtesë, por goditi vetëm shtyllën e majtë.
Në çerekfinale, Zvicra do të ndeshet me fituesin e çiftit Angli-Sllovaki. Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00 në “Veltins Arena”.italia zvicra
Burimi