“Ishim të gatshëm të kryenim një sulm atomik”/ Dezertori rus zbulon detaje tronditëse mbi sulmin ushtarak në Ukrainë
Zbulimet tronditëse për BBC nga ish-oficeri rus i njësisë atomike…
Zbulohen detaje tronditëse nga planet e Putinit në ditët e para të sulmit në Ukrainë. Sipas të dhënave më të fundit, në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës, baza e bombave atomike ruse mori urdhrin për të kaluar në gatishmëri të plotë lufte.
“Deri atëherë kishim bërë vetëm ushtrime të rregullta. Por në ditën e fillimit të luftës armët tona ishin në pozicion. Ishim gati nisnim sulme nga deti dhe nga ajri, në parim mund të kishim kryer një sulm bërthamor”, thotë Anton, një ish-oficer i njësive të armëve bërthamore.
Emri i tij është i rremë për ta bërë më të vështirë identifikimin nga autoritetet e Moskës. BBC e intervistoi dhe e takoi pas arratisjes jashtë vendit. Për të konfirmuar identitetin e tij, ai u tregoi gazetarëve të transmetuesit publik britanik dokumentet e tij personale dhe dëshmitë e gradës dhe veprimtarisë së tij si oficer në bazën atomike.
Tashmë në fazat e hershme të pushtimit , më 24 shkurt 2022, Vladimir Putin kishte paralajmëruar frontin e NATO-s për arsenalin atomik rus dhe tre ditë më vonë ai njoftoi se njësitë e përfshira ishin vënë në “gatishmëri luftarake”. Në të njëjtën periudhë, inteligjenca amerikane, e cila ka burime të shkëlqyera në Rusi, aq sa që në verën e kaluar kishte thënë se ishte e sigurt se do të kishte një pushtim, pretendonte se nuk kishte vënë re ndonjë aktivitet të pazakontë në bazat bërthamore ruse.
Sipas “Anton”, gjendja e alarmit u anulua pas dy ose tre javësh. Sipas tij, baza ishte super-kontrolluar nga shërbimet sekrete ruse do të ishte e habitshme nëse nuk do të kishte qenë. Sërish sipas amerikanëve, një nga momentet më të rrezikshme ishte në tetor-nëntor 2022, kur duket se Putini ishte gati të përdorte një “bombë nukleare” për të ndaluar përparimet e Ukrainës që çliruan zonën e Khersonit dhe rajonet verilindore.
Vlerësohet se Moska ka 4,380 koka bërthamore operacionale, por vetëm 1,700 janë gati për përdorim. Megjithatë, niveli i tyre i efikasitetit nuk është i qartë. Shumë prej tyre datojnë në kohët sovjetike dhe mund të përkeqësohen ndjeshëm. Sipas oficerit të intervistuar nga BBC, mirëmbajtja e tyre është ende në rend dite dhe “nuk ndalet as për një minutë”.
Burimi