Ish-sulmuesi i Superiores dhe Tirana përfundojnë në FIFA, shkak bëhen detyrimet e pashlyera
👁1058
Tirana dhe Florent Hasani do të përballen mes tyre në FIFA. Kjo për shkak të detyrimeve të pashlyera që pretendon ish-sulmuesi i bardhebluve.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se pretendimet e sulmuesit nga Kosova janë rrëzuar në shkallën e parë dhe ende nuk dihet nëse futbollisti e ka apeluar vendimin. Ndërkohë nga krahu tjetër te Tirana pretendojnë se kanë fituar gjyqin me lojtarin dhe siç duket kjo çështje do të shkojë në FIFA.
Kujtojmë se Hasani u largua nga Tirana në dhjetorin e vitit të kaluar, teksa kaloi te Rapidi i Bukureshtit. 26-vjeçari me fanelën e bardhebluve arriti të shpallej edhe golashënuesin i Superiores, duke koleksionuar këtë trofe personal.florent hasani tirana fifa borxhet e pashlyera
Burimi